Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestimi i Fredi Belerit, përplasjet Tiranë-Athinë

22:50 17/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, ambasadori Theocharis Lalakos, po shkon në Shqipëri, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, njoftoi Ministria e Jashtme greke.

Sipas njoftimit, diplomati i lartë grek Lalakos do të takohet me Fredi Belerin që ka rezultuar fitues në zgjedhjet e së dielës për Bashkinë e Himarës dhe Pandeli Kokaveshin, të cilët ndodhen në qelitë e paraburgimit nën akuzat për blerje votash.

Sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet e ndalimit, vlerëson Ministria e Jashtme greke.

Gjatë së mërkurës ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi vizioti Belerin në qelitë e paraburgimit në Vlorë dhe pas vizitës nuk iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me takimin.

Tirana dhe Athina zyrtare shkëmbyen replika pas arrestimit të Fredi Belerit dy ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Pas vendimit të gjykatës së Vlorës për lënien në me burg të Fredi Belerit, Ministria e Jashtme greke e cilësoi vendimin “skandaloz, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme.

Ministria e Jashtme greke tha se “arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk fliste për shtet ligjor në Shqipëri”.

Mbi çështjen ndërhyri me deklarata disa herë dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili madje përdori tone kërcënuese ndaj Shqipëri, duke paralajmëruar se kjo ngjarje do të ndikonte në rrugëtimin e saj të integrimit europian.

Qeveria shqiptare replikoi përmes ministres së Jashtme Olta Xhaçka ndaj deklaratave të zyrtarëve grekë, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh për këtë çështje, pas fitores së thellë të partisë socialiste në zgjedhjet e së dielës.

“Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi e të mirëkuptoj nxehjen e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi e vetpërmbajtje nga ana ime e ana jonë”.

Provat kundër Belerit

Sipas akteve të gjykatës së Vlorës, të cilat Zëri i Amerikës i ka parë, rezulton se akuzat ndaj Belerit janë mbështetur në materiale video dhe audio. Ka qenë një banor i Himarës, A.R. i cili është paraqitur në prokurori duke deklaruar se nga ana e Fredi Belerit dhe personave të tjerë që bashkëpunonin me të, i ishin ofruar shuma monetare që ai t’i përdoret për blerjen e votave, te votuesë të Bashkisë së Himarës dhe fshatrave të saj, që në këmbim të jepnin votën në favor të Belerit. Ka qenë ky denoncim dhe fakti që A.R. është treguar i gatshëm të bashkëpunojë, që ka shtyrë prokurorinë që të vendosë përdorimin e përgjimit të fshehtë fotografik e audio si dhe pajisjeve gjurmuese.

Në dokumentin e Gjykatës së Vlorës e cila e la Belerin “në arrest me burg”, shkruhet se më datë 10 maj ka patur një takim mes A.R. dhe kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, ku “sipas bisedave është rënë dakort që A.R. të mblidhte emrat e personave që do të votonin për Belerin dhe më pas të bënte një listë të cilën do t’ja dorëzonte po atij”.

Po atë ditë A.R. ka shkuar në zyrën elektorale të Belerit dhe ka biseduar me sekretaren e tij, duke i lënë listën. Më pas e ka njoftuar dhe vetë Belerin në telefon dhe janë takuar sërish bashkë në një lokal, ku, siç rezulton nga përgjimet, kanë diskutuar për listën prej 13 personash, dhe Beleri i ka premtuar se do t’i jepte nga 50 euro për secilin person dhe 300 euro atij vetë, dhe se paratë do t’ia jepte atë natë ose të nesërmen në mëngjes.

Një tjetër takim mes të dyve zhvillohet më datë 11 maj. Ndërsa në mbrëmje komunikojnë sërish të dy në telefon dhe Beleri i thotë se do ta kontaktojë Pandeli Kokaveshi, po ashtu në arrest me burg.

Takimi mes A.R. dhe Kokaveshit është realizuar po atë natë, te i njejti lokal ku ishte takuar me Belerin. Madje Kokaveshi ka larguar dhe celularët nga tavolina duke i lënë në banakun e lokalit. Sipas akteve gjyqësore, Kokaveshi ka thënë se disa persona nga lista i kishte kapur ai vetë, duke i dhënë para vetëm për tetë persona. Paratë janë dhënë në tualetin e lokalit, 5 mijë lekë për çdo person. Një moment i dokumentuar me audio dhe video.

Këtyre provave Prokuroria i ka bashkangjitur dhe deklarimet e dy personave të tjerë të cilët, po ashtu kanë thënë se u janë premtuar 20 mijë lekë që të jepnin votën për Belerin./VOA

Të lidhura

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend
Aktualitet

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Në Qarkun e Dibrës, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat nga lista e hapur, ndërkohë që do...

09:53 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami
Bota

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot në detin Mesdhe, rreth 20 kilometra në jug-jugperëndim të...

09:23 14/05/2025
Para
Horoskopi sot, 18 maj 2023

Horoskopi sot, 18 maj 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

09:53 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.