Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arratisja e Daut Lazes/ Arrestohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

08:18 05/02/2025
Reading Time: 2 min lexim
Arratisja e të dënuarit nga burgu i Shënkollit, lirohen tre punonjësit e arrestuar

Tre punonjës të burgut të Shënkollit janë arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pasi dyshohet se kanë neglizhuar detyrat e tyre, duke lejuar arratisjen e të dënuarit Daut Laze.

Të arrestuarit janë Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella, ndaj të cilëve rëndon akuza për “Shpërdorim detyre”, pasi në momentin e ngjarjes ishin në shërbim dhe nuk kanë zbatuar detyrimet e përcaktuara me ligj.

Mëngjesin e një dite më parë, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, u konstatua mungesa e Daut Hysen Lazes, 49 vjeç, lindur në Çorovodë dhe banues në Tiranë.

Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021 për veprën penale “Dhuna në familje” dhe më vonë, me vendimin nr. 528 të datës 4 nëntor 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, iu caktua masa “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Hetimet paraprake tregojnë se Laze ka shfrytëzuar hapësirat e sigurisë së dobët të institucionit për të dalë jashtë rrethimit dhe për t’u arratisur.

Sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, Daut Laze vuan nga një çrregullim i rëndë psikik, i klasifikuar si “çrregullim psikopatik paranoid”. Kjo është një sëmundje kronike që kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe ndjekje mjekësore të rregullt.

Ekspertët konfirmojnë se ai ka qenë nën ndikimin e sëmundjes para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale, duke mos qenë në gjendje të kuptonte veprimet e tij apo pasojat ligjore të tyre.

Pavarësisht kontrolleve intensive dhe shpërblimit prej 10 mijë eurosh për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e tij, policia ende nuk ka mundur të zbulojë vendndodhjen e 49-vjeçarit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Daut LazeGardiane

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Plagosja me thikë në Korçë/ Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit, identifikohet autori

Plagosja me thikë në Korçë/ Zbardhet dëshmia e 40-vjeçarit, identifikohet autori

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English