Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

ARMO u çmontua për skrap, por kreditorët vërshojnë në QKB për bllokimin e llogarive

11:34 08/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Rafineria shqiptare naftës, ARMO një objekt i trashëguar nga periudha e komunizmit për përpunimin e naftës vitet e fundit është çmontuar për skrap, por ende dhjetëra kërkesa nga përmbaruesit i drejtohen Qendrës Kombëtarë të Biznesit për bllokimin e kuotave të kompanisë.

Këto ditë Dogana e Fierit ka dorëzuar nëpërmjet përmbaruesit një kërkesë për sekuestro në QKB ndaj subjektit ARMO.

Bëhet fjalë për një shume prej rreth 120 milionë lekësh (rreth 1,1 milionë euro). Të dhëna tregojnë se borxhi i ARMO-s ndaj doganës së Fierit është krijuar që në vitin 2013 dhe urdhri i ekzekutimit me forcë është lëshuar në vitin 2016. Ndërkohë që borxhi është krijuar kur kompania ka qenë në funksion, doganat kërkojnë arkëtimin e tij, ndonëse tashmë linja kryesore e ARMO-s, rafineria është çmontuar.

Të dhënat nga QKB tregojnë se edhe përgjatë këtij viti një seri kërkesash nga përmbarimi janë për llogari të ARMO-s. Pavarësisht situatës në terren ARMO ka status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Përveç doganave ARMO ishte në listën e debitorëve të mëdhenj në tatime me një detyrime të akumuluar prej 8,4 miliardë lekësh deri në fund të vitit 2020.

Në vitin 2021 mbi 800 punonjës të kompanisë u hodhën në proteste për gati 13 paga të prapambetura. Dy vjet më parë banka që kishte në administrim i shiti asetet e ARMO-s për rreth 9 milionë euro ndaj kompanisë “Shijaku” e cila e çmontoi dhe e shiti për skrap një nga veprat më të mëdha të sektorit të industrisë Shqiptare.

ARMO ka një histori të komplikuar pas rënies së komunizmit. Pasi u privatizua në vitin 2008 kompania ndërroi pronësi shumë herë duke lënë miliona euro borxhe, që nga pagat dhe sigurimet e punonjësve, detyrime tej tatimet, doganat, bankat dhe shume subjekte që ishin në marrëdhënie biznesi.

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh nisi nga puna në vitin 1978 me dy linjat kryesore: përpunimi i lëndës së parë dhe sigurimi i nënprodukteve të naftës nga pikëpamja sasiore dhe përmirësimi i cilësisë. Uzina fillimisht ishte projektuar për të pasur një kapacitet prodhues prej 1 milion ton naftë bruto dhe 250,000 ton karburante që do të vinin nga rafineritë që tashmë ishin vënë në punë.

Rafineria e Ballshit në kohën kur u ndërtua kishte të gjitha impiantet e nevojshme teknologjikë moderne të përpunimit të naftës gjithashtu edhe sistemet ndihmëse. Në uzinë para privatizimit ishin të punësuar 2200 punëtorë dhe fitimi arrinte në rreth 10-15 milionë dollarë para privatizimit./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke akuzuar protestuesit se po refuzojnë faktet dhe...

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat
Aktualitet

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Deklarata e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për projektin në Zvërnec ka hapur një tjetër front diskutimi rreth qeverisë shqiptare....

14:25 18/06/2026
Para
E drejta e votës për emigrantët së shpejti realitet, Diaspora për Shqipërinë e Lirë prezanton draftin

E drejta e votës për emigrantët së shpejti realitet, Diaspora për Shqipërinë e Lirë prezanton draftin

Lajmet e fundit

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English