Armë për mbrojten e jetës së pacientëve dhe mjekëve, Manastirliu: “Kemi rritur stokun që kishim për më shumë siguri”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama lajmëroi se Turqia i ka ardhur në ndihmë vendit tonë, duke i hapur kufijtë për eksportimin e atyre që Rama i cilësoi ‘armë për mbrojten e jetës së pacientëve dhe mjekëve’.

Sot, në video-konferencën që kryeministri mbajti me ministrat, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se kanë mbërritur në vendin tonë materialet nga Turqia të cilat do të shërbejnë për sigurinë e pacientëve, një pjesë e të cilave janë shpërndarë, ndësa stoku është i konsiderueshëm.

Po ka filluar shpërndarja e të gjithë elementëve dhe paketave të mbrojtjes së mjekëve. Sot është bërë furnizimi duke rritur stoqet që kishim për më shumë siguri, pasi krijon panoramën mbrojtësve”, tha ministrja.

Më tej, ministrja tregoi se në vijim presim 167 mijë maska, veshje, dorëza, 30 mijë syze dhe ekrane mbrojtëse dhe dezinfektantë për të krijuar atë armën e duhur për barrierat mbrojtëse për personelin.

Pjesë nga biseda mes kryeministrit dhe ministres së Shëndetsisë:

Edi Rama: Ogerta, e di që je e mbingarkuar dhe të kemi një listë borxhesh gjumi, por disa pyetje të shpejta. Materialet nga Turqia u morën në dorëzim?

Ogerta Manastirliu: Po ka filluar shpërndarja e të gjithë elementëve dhe paketave të mbrojtjes së mjekëve. Sot është bërë furnizimi duke rritur stoqet që kishim për më shumë siguri, pasi krijon panoramën mbrojtësve. Ne sot kemi shpërndarë 80 mijë elementë të seteve mbrojtëse. Në vijim presim 167 mijë maska, veshje dhe dorëza. 30 mijë syze dhe ekrane mbrojtëse dhe dezinfektantë për të krijuar atë armën e duhur për barrierat mbrojtëse për personelin. Do të vijojmë me këtë kanal komunikimi për të mbështetur mjekët dhe infermierët.

Edi Rama: E bëtë sot bisedën me homologun?

Ogerta Manastirliu: Jo kishim qenë në këshillin e sigurisë, ose në darkë vonë…kur të ketë oraret e lira.

Edi Rama: Duhet theksuar se janë materiale të blera nga qeveria jonë, pjesë e buxhetit të luftës, por nderi i madh dhe avantazhi është që qeveria turke hapi kanalin e eksportit me urdhër të Presidentit. Pasi vendet kanë mbyllur kufijtë dhe kjo e bën shumë të komplikuar këtë luftë dhe që ne tani të garantojmë rezerva dhe këto janë të konsiderueshme falë këtij kanali që kemi hapur. Është një hapje ekskluzive kanali, pasi si Turqia dhe Kina janë mbyllur për kërkesat, por me urdhër të presidentit u hap.

Shpërndaje
Share.

Komento