Të lexosh apo dëgjosh lajme për arrestime të personazheve të famshëm kohëve të fundit duket diçka shumë normale dhe marrin një vëmendje të madhe në media. Kjo rrit më tepër dhe vëmendjen që iu kushtohet atyre kur ato janë pjesë e rrjeteve sociale apo edhe tregut muzikor apo siç quhet ndryshe “showbizit shqiptar”.
E gjithë kjo nis nga rasti më i freskët: Fjolla Morina. Pikërisht këngëtarja e njohur shqiptare që banon në Kosovë, u arrestua ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete.

Së bashku me të u arrestuan dhe dy persona të tjerë, të gjinisë mashkullore. Policia gjeti në makinën tip “Audi” me të cilin po udhëtonte, një pistoletë tip “Zoraki”, 23 fishekë luftarakë dhe një pistoletë tip çakmak. Akoma nuk dihet se përse këngëtarja po udhëtonte me armë zjarri me vete në makinë dhe se çfarë lidhje kishte me dy personat e tjerë të paidentifikuar.
Fjolla pranoi se pistoleta (Zoraki) që iu gjet në çantë është e saja. Ajo ka treguar para policëve se kishte kohë që e kishte harruar armën në çantë, pasi këto të fundit i ndërron shpesh.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është Fjolla.
Ende nuk dihet se sa vite mund të dënohet Fjolla mirëpo rikujtojmë se ajo është nënë e dy vajzave të cilat po i rrit e vetme.
*Fjolla ka dhe shoqe…të cilat i kanë provuar dhomat e paraburgimit, e të tjera që kanë provuar qelinë e vërtetë tëBURGUT.

Këngëtarja Gordana Kingji, e njohur si “Baby G” është shtruar në psikiatri në vitin 2018. Këngëtarja nga Kukësi fillimisht është arrestuar nga policia, për posedim të lëndëve narkotike, dhe më pas ka përfunduar në Psikiatri. Në momentin e ndalimit nga policia ajo ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të përdorimit të madh të lëndeve narkotike dhe përzierjes së tyre.
Tashmë Baby G është e lirë e po mundohet që të qëndrojë në tregun muzikor shqiptar, mirëpo mesa po shohim e ka pak të vështirë.
Loredana Zefi, partnerja e Mozzik, është arrestuar nga autoritetet zvicerane në vitin 2019.
Autoritetet e drejtësisë thanë në atë kohë se reperja është arrestuar për mashtrim. Loderana u vu në pranga në shtëpinë e saj në Luzern pasi u akuzua për zhvatje ndaj një çifti zviceran në vlerë prej afro një milion frangave. Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera. Paratë pretendohet të jenë marrë përmes kanosjes dhe kërcënimit.
Gjyqi akoma vazhdon për reperen shqiptare.

Rast tjetër kur personazhet e showbizit shqiptar janë kapur me kanabis është dhe ai i Valbona Xekës, këngëtares së muzikës turbofolk. Ajo u prangos në vitin 2016 me 12 gramë të dyshuar si kanabis sativa duke u nisur drejt Maqedonisë.

Tuna dashur pa dashur e ka provuar paraburgimin dhe komisariatin. Në vitin 2015 Cozman ishte nën shoqërinë e këngëtares Tuna dhe dy personave të tjerë kur po ktheheshin nga një koncert i mbajtur tek ish piramida. Ndalimi është bërë nga policia në zonën pranë kryqëzimit të Stacionit të Trenit.

Dy qese farmaceutike të dyshuara si lëndë narkotike kanë bërë që modelja Oriola Marashi të shkonte në komisariat.

Oriola pohoi se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti. “Për herë të fundit”- tha modelja.
“Kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”. Burimet thanë se droga e peshuar ishte rreth 1.9 gramë.
Shoqe me Fjollën, por me eksperte me ajo! Këngëtarja lirike e viteve ’80 Liliana Kondakçi tashmë ka përfunduar dënimin me 2 vite e 8 muaj burg në Itali për akuzën e transportimit të drogës dhe është rikthyer në Shqipëri. Ajo u dënua në vitin 2010, pasi u ndalua në stacionin hekurudhor Sibarit teksa transportonte tre kile kokainë.

Në 2010 ajo u arrestua në Selanik dhe më pas gjykata kishte vendosur ekstradimin e saj drejt Italisë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjykatësi i Catanzaro-s, Vincenzo Antonio Lombardo dhe prokurori i Anti-mafias, Vincenzo Luberto.
Disa prej tyre kanë përfituar nga fakti se janë figura të njohura në Shqipëri, e të tjera nuk kanë pasur këtë fat. Pavarësisht se mund të quhen VIP-e, disa preh tyre kanë qëndruar në paraburgim, e të tjera me vite në burg.
Ky mund të jetë dhe mësim për ‘koleget’ e tyre: të mos mendojnë se i shpëtojnë drejtësisë kollaj!
Duke vënë re se personazhet e njohur po bëhen dita ditës pjesë e krimit, mos ndoshta duhen investiguar të ardhurat e tyre, nga vijnë, sa deklarohen, sa fitohen në koncerte e mbi të gjitha; cilët janë ‘sponsorat’ që financojnë këngëtaret për klipet e tyre.
Fakti se njihen si personazhe VIP mund të bëjë që vajzat e reja të përdoren si ‘ura lidhëse’ mes trafikantëve dhe konsumatorëve të tyre.
E gjithë kjo skemë duhet analizuar me detaje nga forcat e ligjit e pse jo të vihen nën hetim kushdo që nuk justifikon pronat, mjetet luksoze me profesionin!
Burimi/Dosja.al
Përshtati//GazetaReforma.com/