Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për Ilir Metën

12:32 17/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Screenshot

Screenshot

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankimimit të paraqitur nga Meta kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të datës 26 qershor, që e mbajti në paraburgim.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes për zëvendësimin e masës me një më të butë si “arrest në shtëpi” apo “detyrim për paraqitje” Apeli konfirmoi vendimin e mëparshëm.

Para nisjes së seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një deklaratë për mediat u shpreh me tone ironike: “Patjetër që do lirohet, e ka thënë Ajatollahu sot, do ta lirojmë”.

Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 dhe së fundmi ka depozituar edhe një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimet e tre gjykatave,  të Shkallës së Parë, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, si antikushtetuese.

Sipas tij, këto vendime bien ndesh me Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi ai mbahet në burg pa u përballur me një akuzë formale.

Gjatë seancës në Apel, mbrojtja kërkoi zbatimin e një prej shtatë masave alternative ndaj arrestimit me burg, duke përmendur: arrest në shtëpi, garanci pasurore, ndalim të daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për t’u paraqitur në polici.

Në seancë ishin të pranishëm edhe dy prokurorët e SPAK-ut, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur nga SPAK për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurisë.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë përdorur pozitat e tyre publike ndër vite për të favorizuar kompani të caktuara dhe për të përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet lobimeve dhe shitblerjes së pasurive të paluajtshme, të cilat nuk janë deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Monika Kryemadhi, aktualisht, është nën masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e vendosur nga gjykata më 23 tetor, për të njëjtat akuza.

E njëjta masë është vendosur edhe për  Ema Çoku, ndërsa Piro Xhixho, i akuzuar për korrupsion pasiv, ka pasur një ndryshim të masës nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për paraqitje”.

Të gjithë të hetuarit nën këtë masë janë të detyruar të paraqiten një herë në muaj pranë Policisë Gjyqësore të SPAK.

Etiketa: arrest me burgIlir Meta

Të lidhura

Vdes tragjikisht në Itali rekordmeni i famshëm i hedhjes nga stratosfera, Felix Baumgartner
Aktualitet

Vdes tragjikisht në Itali rekordmeni i famshëm i hedhjes nga stratosfera, Felix Baumgartner

Felix Baumgartner, një prej figurave më ikonike në botën e sporteve ekstreme, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën...

22:34 17/07/2025
“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin
Aktualitet

“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin

“O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!” Kjo fjali është bërë simbol i revoltës së tregtares...

19:59 17/07/2025
Para
Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vdes tragjikisht në Itali rekordmeni i famshëm i hedhjes nga stratosfera, Felix Baumgartner

Vdes tragjikisht në Itali rekordmeni i famshëm i hedhjes nga stratosfera, Felix Baumgartner

22:34 17/07/2025
“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin

“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin

19:59 17/07/2025
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

19:44 17/07/2025
Aksident në Sarandë-Krane, inspektori humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

Pushuesja suedeze paraqitet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës

19:23 17/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.