Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Anulohen të gjitha fluturimet e parashikuara pas datës 1 shtator me një tjetër shtet europian

15:33 02/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Një tjetër shtet europian ka ndaluar fluturimet me vendin tonë. Këtë herë ka qenë Polonia ajo që ka anuluar të gjitha fluturimet me vendin tonë që ishin planifikuqr pas datës 1 shtator.

Ky lajm është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se për ata që duan të kthehen në Poloni, do udhëtojmë me dy fluturime Charter nga Tirana në Varshavë më 5 dhe 8 shtator të këtij viti.

Më tej në njoftim thuhet se udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t’ju ofrohet një ndryshim falas në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura.

Ndërkohë pasagjerët duhet të sigurohen se i plotësojnë kriteret për të hyrë në Poloni, para se të blejnë biletën. Përndryshe, ata nuk do të lejohen në bord.


Njoftimi i MEPJ-së

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni njoftojnë se për shkak të vendimit administrativ për pezullimin e trafikut ajror midis Shqipërisë dhe Polonisë, të gjitha lidhjet PLL LOT të planifikuara në këtë itinerar, pas datës 1 shtator të këtij viti do të anulohen.

Për udhëtarët që planifikojnë të kthehen në Poloni, LOT do të organizojë 2 fluturime charter nga Tirana në Varshavë, përkatësisht në datën 5 dhe 8 shtator 2020.

Biletat për këto lidhje, nuk janë më të disponueshme për shitje përmes sistemeve të prenotimit dhe faqes elektronike LOT.com. Ndërsa, të gjitha biletat që janë blerë deri më 1 shtator të këtij viti, mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë konfirmimin e rezervimit.

Lidhjet janë në dispozicion falas për pasagjerët PLL LOT që tashmë kanë prerë bileta për fluturime nga Shqipëria në Poloni. Ndërsa, për qytetarët të cilët duan t’i përdorin ato linja dhe plotësojnë kushtet për hyrje në territorin e Polonisë, do të duhet të paguajnë një tarifë.

Udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t’ju ofrohet një ndryshim në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura, pa pagesë.

Pasagjerët do të kontaktohen nga këshilltarët e Qendrës së Kontaktit LOT, të cilët do të paraqesin opsionet në dispozicion dhe do të bëjnë ndryshime në rezervim. Gjithashtu, pasagjerët do të duhet të mbajnë kontakt me numrin e telefonit të dhënë gjatë blerjes së biletës.

Ndërkohë, qytetarët që kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Polonisë dhe janë të interesuar të blejnë bileta, kërkohet që të dërgojnë një aplikim në adresën elektronike: [email protected] me informacionin sa më poshtë:

– emri dhe mbiemri (i secilit pasagjer të regjistruar, përfshirë fëmijët);

– kombësia siç thuhet në dokumentin e udhëtimit;

– detajet e kontaktit – adresa e telefonit dhe e-mail;

– data e preferuar e udhëtimit.

Në listën e pasagjerëve do të futen vetëm ata qytetarë që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura. Në titullin e postës elektronike, pasagjerët duhet të përfshijnë fjalëkalimin: ALBANIA. Çmimi i biletës për një person të rritur do të jetë afërsisht 550 PLN.

Biletat për fluturime shiten përmes Qendrës së Kontaktit LOT. Konsulentët do të kontaktojnë me telefon çdo person që do të bëjë një kërkesë të saktë përmes postës elektronike.

Pasagjerët duhet të sigurohen se i plotësojnë kriteret për të hyrë në Poloni, para se të blejnë biletën. Përndryshe, ata nuk do të lejohen në bord.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

“Nuk do të të gëzojë askush, je e imja”, si e përndiqte 22-vjeçari të renë te “Myslym Shyri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.