Anti-KÇK zbret sot në terren për të nisur luftën kundër krimit dhe terrorizimit.
Efektivët e OFL-së, (Operacioni Forca e Ligjit), e cila është Njësia Speciale që del në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.
Gjithçka do të nisë sot me një formular që struktura e re do u dërgojë kriminelëve brenda apo jashtë burgut për të justifikuar pasurinë.
Më pas ky formular i dërgohet SPAK-ut që duhet të shprehet për 15 ditë, dhe po kaq gjykatës. Pra cikli, pa llogaritur apelin në hapin e parë mbyllet brenda muajit.
Përveç atyre që janë në burg apo nën hetim, në sitën e anti-KÇK-së do të jenë edhe ata që u akuzuan, dhe gjykata e korruptuar sipas kryeministrit, i liroi dhe u ktheu pasurinë.
Akti Normativ dje u përshëndet edhe nga SHBA dhe BE.