Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e kandidatit për Kryeprokuror të përgjithshëm, Lulzim Alushaj.
Në këtë mënyrë, Alushaj del përfundimisht nga gara për Kryeprokuror të Përgjithsshëm, shkruan ‘Faxweb’.
Me përfundimin e këtij procesi, gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm është zhbllokuar.
Kandidatët për të marrë postin janë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj.
Alushaj ishte i pranishëm në seancë dhe pretendon se KLP nuk ka respektuar afatin 45 ditor, për verifikimin e kandidaturave.
“KLP nuk ka zbatuar afatin 45 ditor për verifikuar kandidaturat. Nuk kam kërkuar rikthim në gare por shfuqizimin e të gjithë procedurës. Një kandidati i është dhënë mundësia të plotësoj afatin ligjor. KLP ka shkelur afatin ligjor. Kjo që ka ndodhur është një precedent i rrezikshëm. Se ligji i ka përcaktuar afatet ligjore. Ndërsa tjetrit jo dhe kjo ka prishur garën”, deklaroi ALushaj.