Anëtari i KLP-së pjesë e Sigurimit të Shtetit? Gjykata Administrative “hedh poshtë” Autoritetin e Dosjeve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çështja e prokurorit, anëtarit të KLP, Bujar Sheshi, i cili u tha nga Autoriteti i Dosjeve se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shetit, mesa duket nuk ka qenë kështu.

Ka qenë Gjykata Administrative ajo që ka pranuar padinë e Sheshit dhe ka shfuqizuar vendimin e marrë nga Autoriteti i Dosjeve për hetimin e tij.

Avokati mbrojtësi i prokurorit ka depozituar një padi me pretendimin se nuk bëhet fjalë për Bujar Sheshin prokuror, por për një person tjetër, i cili mban të njëjtin emër.

“Gjykata vendosi të pranojë kërkesë padinë e zotit Bujar Sheshhi. Ka shfuqizuar vendimin që ka marrë autoriteti i dosjeve duke pranuar plotësisht padinë sa i përket pretendimit të autoritetit se ai ka qenë një nga bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit”, u shpreh avokati.

Por çfarë ka ndodhur që erdhëm deri tek kjo padi

Akuzat për Bujar Sheshin u bënë nga Autoriteti i Dosjeve, ku deklaroi se prokurori ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetitv kur ka qenë i ri. Menjëherë pas këtyre akuzave reagoi dhe Sheshi, i cili i mohoi akuzat dhe kallëzoi në Prokurori, Autoriteti i Dosjeve.

“Unë  kam deklaruar dhe rideklaroj nën përgjegjësinë time ligjore që nuk kam qenë asnjëherë në jetën time as bashkëpunëtor dhe as anëtarë i Ish Sigurimit të Shtetit; Të gjitha faktet e pasqyruara në pikën a) të dispozitivit të vendimit janë të rreme sepse nuk përputhen dukshëm me të dhënat e administruara nga AIDSSH”, shkruhej në padinë e Sheshit.

Pas kallëzimi të bërë disa javë më parë, edhe drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, reagoi duke thënë se sipas dokuementeve që ka në dispozicion ky Autoritet, Bujar Sheshi rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit.

 “Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejtë, janë marrë masat, është i dokumentuar mirë. Pretendimi mbi ngatërrimin e gjeneraliteteve? Autoriteti si organ kolegjial ka bërë verifikimet. Personi ka të drejtë e animimit. Nuk ka axhendë politike, do të bëjmë punën kështu sikur po e bëjmë”, shprehej Sula.

Shpërndaje
Share.

Komento