Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza/ “Nuk duhet të përsërisim gabimet e 1970”, paralajmërimi i ministrit francez

17:08 09/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Rritja e çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës do të jetë po aq brutale sa kriza e naftës e vitit 1973 që shkaktoi inflacion në të gjithë botën. Kështu deklaroi ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

“Kërcimi i çmimeve të naftës dhe gazit si rezultat i ndërprerjes së furnizimit në Ukrainë “është i krahasueshëm në intensitet dhe brutalitet me goditjen e naftës të vitit 1973”, tha ai në një konferencë për mediat në Paris. “Në vitin 1973, kriza shkaktoi një goditje inflacioniste, duke i shtyrë bankat qendrore të rrisin masivisht normat e tyre, gjë që shkatërroi rritjen. Ky ka një emër: stagflacion, dhe është pikërisht ajo që duam të shmangim në vitin 2022. Nuk duhet të përsërisim gabimet e viteve 1970”.

Kriza e fillimit të viteve 1970 u shkaktua nga lufta e Yom Kipurit, kur forcat egjiptiane dhe siriane sulmuan Izraelin në tetor 1973. Çmimet me shumicë të gazit dhe naftës së papërpunuar janë rritur këtë javë, pas frikës nga pushtimi rus. Britania dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan dje ndalimin e importeve ruse të energjisë, ndërsa Bashkimi Evropian do të hartojë një plan për heqjen graduale të varësisë nga gazi dhe nafta ruse në një samit në Versajë që do të nisë nesër.

Në një letër drejtuar 27 liderëve të BE-së përpara nisjes së samitit, Charles Michel, president i Këshillit të BE-së, tha: “Është më urgjente se kurrë që ne të ndërmarrim hapa vendimtarë drejt ndërtimit të sovranitetit tonë, reduktimit të varësive dhe projektimit të një modeli të ri investimit. Pas “agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës” dhe “vuajtjeve të papërshkrueshme”, Evropa duhet të bierë dakord për “reduktimin e varësisë sonë energjetike, veçanërisht nga gazi, nafta dhe qymyri rus, dhe ndërtimin e një baze më të fuqishme ekonomike”. ai shtoi.

Élisabeth Borne, ministrja franceze e Punës, tha se sesioni i Versajës, i kryesuar nga Presidenti Macron, do të ishte thelbësor nëse Evropa do të vendoste apo jo një embargo ndaj gazit dhe naftës ruse. “Uniteti evropian është shumë i rëndësishëm për këtë ccështje,” tha ajo për televizionin LCI. Le Maire tha se “përgjigja e duhur është pavarësia totale” sa i takon furnizimet evropiane me energji.

Dje, Komisioni Evropian hartoi një plan për të ulur importet e gazit rus me dy të tretat brenda një viti. Kjo do të kërkonte importimin e më shumë gazit natyror të lëngshëm, rritjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe uljen e kërkesës nëpërmjet masave të efikasitetit. Samiti i Versajës, do të shqyrtojë gjithashtu përpjekjet për të krijuar një sistem autonom evropian të mbrojtjes, një projekt i promovuar prej kohësh nga Presidenti Macron. BE-ja në fund të muajit të kaluar ra dakord të financojë 450 milionë euro për të pajisur me armë Ukrainën.

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
“Vonesa për procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë”, reagon KLGJ

“Vonesa për procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë”, reagon KLGJ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Industria që u promovua nga Rama, Artan Hoxha: Call centerat mbrohen nga policia, 500 deri në 1500 euro për tavolinë

Industria që u promovua nga Rama, Artan Hoxha: Call centerat mbrohen nga policia, 500 deri në 1500 euro për tavolinë

14:01 27/03/2026
Rriten me 50% mielli, vaji dhe sheqeri, Delina Ibrahimaj: Qeveria nuk ul dot çmimet

Rriten me 50% mielli, vaji dhe sheqeri, Delina Ibrahimaj: Qeveria nuk ul dot çmimet

13:43 27/03/2026
Konfindustria: Ulni barrën fiskale për karburantet, importuesit: Me çmimet e Bordit shesim nën kosto dhe rrezikohet furnizimi

Konfindustria: Ulni barrën fiskale për karburantet, importuesit: Me çmimet e Bordit shesim nën kosto dhe rrezikohet furnizimi

13:30 27/03/2026
Burg përjetë për Ruben Saraivën, Daily Mail: Mori 1 mln paund për vrasjen e Nikulajt, 500 mijë euro për eliminimin e tij në burg, frikë se do të zbulojë porositësit

Burg përjetë për Ruben Saraivën, Daily Mail: Mori 1 mln paund për vrasjen e Nikulajt, 500 mijë euro për eliminimin e tij në burg, frikë se do të zbulojë porositësit

13:01 27/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.