Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza nga Lutfi Dervishi: Pse të mos sigurohemi edhe nga rrufeja?!

15:40 09/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Analiza nga Lutfi Dervishi

Pse të mos sigurohemi edhe nga rrufeja?!

Me një lëvizje të beftë dhe me synim për t’i bërë pushimet e shqiptarëve më argëtuese se kurrë qeveria njoftoi për një taksë të padëgjuar më parë, taksën për tërmetin. Mos e ngatërroni me “tërmetin” elektoral që në Shqipëri bie rregullisht çdo dy vjet.

Statistikisht tërmetet me dëme të konsiderueshme në Shqipëri kanë rënë një herë në 40 vjet. (tërmeti i 1979, dhe tërmeti i 2019). Qeveria që e kemi për ditë të mira dhe të këqija ka vendosur të mendojë për të 40-tat.

Me mendjemprehtësinë që ka për të zhvatur çdo qindarkë nga ata që e votojnë dhe ata që nuk e votojnë qeveria po vendos taksë për një ngjarje që statistikisht ndodh shumë rrallë. Ka më shumë gjasë të fitosh llotarinë pa blerë biletë se të marrësh sigurimin nga tërmeti.

Pyetja është se pse qeveria ka zgjedhur sigurimin me detyrim për një gjë që ndodh rrallë. Pse për shembull nuk shpall sigurim me detyrim nga përmbytjet. Përmbytjet në këtë vend ndodhin sa herë bie shi. Nis shiu, ti ke harruar çadrën, por mendimi se je i siguruar të qetëson. Por t’i nuk je i vetëm, qindra mijëra njerëz përjetojnë fatin tënd dhe bëhen qull, por ama jane të siguruar. Kriza shmanget.

Të mos harrojmë se kjo qeveri po qeveris jo në kohën e ngrohjes globale, por në kohën e vlimit global. Në një anë jane përmbytjet, dhe në anën tjetër është thatësira. E imagjinoni të mos kemi ujë. Pa ujë nuk ka energji. Pa energji nuk ka zhvillim. Ndërkohë zhvillimi vendit dhe mirëqenia e qytetarëve është prioriteti i qeverisë. Po sikur të mos kemi as ujë të pijshëm? Por me sigurimin e detyrueshëm ndaj thatësirës, ne i themi vlimit global, G7, dhe G20 ku të kam parë. Fermerët shqiptarë nuk ka pse ankohen më nga përmbytja dhe thatësira. Mjaft të nxjerrin sigurimin dhe EUREKA.

Jemi në gusht dhe njerëzit janë kryesisht në bregdet, por të mos harrojmë se kemi edhe male në të cilat bien borë, e në këto male ende ka njerëz e në këto zona më shumë se njerëz ka vota. Nuk ka nevojë të shpallim emergjencë kombëtare, nuk ka nevojë që ushtria e vendit të NATO-s të vihet në lëvizje me kazma, shata e lopata për t’i ardhur në ndihmë njerëzve dhe votuesve të bllokuar. Këtë e mbulon sigurimi i detyrueshëm. 100% dhe brenda ditës, brenda orës, madje në çast përmes e -albania.

.

Por sigurimi duhet shtrirë edhe përtej ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri se jetojmë në periudhën e globalizimit dhe dimë shumë mirë që një mizë të ngrihet në fluturim në brigjet e Afrikës shkakton cunam në Florida të Amerikës. Për shembull po të ishim treguar largpamës, dhe na takonte se drejtuam OSBE-në dhe ishim anëtar të Këshilli të Sigurimit, ne duhet të ishim siguruar për luftën. Për luftën në Ukrainë. Po të ishim të siguruar, nuk do t’i bashkoheshim korit të vendeve të Perëndimit që nga mëngjesi në mëngjes flisnin për krizë energjitike, për krizë ushqimore, për katastrofë, . E humbëm atë rast, por duhet të tregohemi vigjilent. Një sigurim ndaj ngjarjeve si luftërat (që ndodhin shumë më shpesh se tërmetet), vullkaneve dhe kometave na bën që të flemë të qetë dhe të mos trembemi as në ëndrrat më të këqija. çfarë problemi ka po të sigurohemi nga Apokalipsi?!

Sigurim, për çdo gjë! Sigurim për çdokënd.

Madje duhet të sigurohemi edhe nga cunami dhe tornadot. Vërtet deri më tani nuk kemi patur, por dihet që asgjë më nuk është e sigurtë në këtë dynja. (nuk kanë thënë kot turqit: dynja jallane”

Nëse qeveria harron është detyrë e qytetarëve dhe votuesve të përgjegjshëm ta kujtojnë për sigurimin. Për shembull në dimër nuk mjafton të sigurohemi vetëm nga shiu dhe bora. Po ngricat? Po mjegulla? Po rrëshqitjet e dheut? Nuk ka acar dimri dhe vapë afrikane, ka njerëz të siguruar dhe njerëz të pasiguruar. Ndaj për të mirën e të gjithëve sigurimi duhet bërë me detyrim.

Dhe me evoluimin e konceptit të pronës duhet të evoluojë edhe koncepti i sigurimit. Prona sot nuk është vetëm fizike, tokë, shtëpi, magazinë, makinë, etj etj, prona sot është edhe digjitale. Sot biznesi po bëhet on line, të dhënat tona jane on-line, jeta jonë është on line. Ndaj duhet të sigurohemi edhe on -line. Për shembull pse të mos sigurohemi nga hakerat iranianë. Populli ynë thotë se kush digjet nga qulli i fryn kosit. Hakerat na kanë bërë dëm më shume 100 tërmete bashkë, madje edhe më shumë se tërmetet elektorale.

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para
Batohet kamioni në Maliq, plagosen 2 persona (DETAJE)

Batohet kamioni në Maliq, plagosen 2 persona (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.