Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e VOA: Pas gjashtë muajsh, lufta e Izraelit në Gaza është në udhëkryq

19:27 10/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë gjendet në një udhëkryq. Forcat izraelite nuk kanë arritur të eliminojnë Hamasin, apo të lirojnë personat që vazhdojnë të mbahen peng. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, disa analistë thonë se lufta mund të përshkallëzohet më tej. Mediat izraelite njoftuan se Izraeli do të blejë 40 mijë tenda për të evakuuar palestinezët nga qyteti Rafah, përpara ofensivës së planifikuar tokësore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë javë se Izraeli ka caktuar datën për ofensivën në qytetin Rafah në Gazën jugore. Analistët izraelitë thonë se edhe pa këtë ofensivë, lufta gjashtë mujore me Hamasin është në udhëkryq.

“Mund të jetë përshkallëzim drejt një lufte rajonale, për shkak të Iranit, për shkak të Hezbollahut dhe do të zhvendoset nga Gaza drejt veriut, nga një luftë e kufizuar në Gazë drejt një lufte rajonale, ose mund të ulen tensionet në një proces që mund të ulë luftimet dhe të zgjidhë disa nga problemet. Përballemi vërtet me ditë kritike,”- thotë Amos Yadlin, ish-drejtor i zbulimit ushtarak izraelit.

Hamasi në Gazë dhe Hezbollahu në Liban janë organizata të mbështetura nga Irani dhe Yadlin thotë se tensionet me Iranin janë rritur së tepërmi që kur sulmi izraelit vrau një gjeneral të lartë iranian në Damask muajin e kaluar.

“Izraeli përpiqej të mos godiste iranianë. Por që nga 7 dhe 8 tetori, kur Irani hodhi në sulm kundër Izraelit organizatat që mbështet në Liban, Siri, Jemen dhe Irak, atëherë Izraeli e ndryshoi politikën e tij dhe në këtë rast duket si një goditje e madhe ndaj Iranit”, thotë Yadlin.

Janë shtuar edhe kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit për krizën humanitare në përkeqësim në Gazë. OKB-ja thotë se mbi një e katërta e popullsisë së Gazës është në prag të urisë. Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut i tha kanalit televiziv BBC se ka të dhëna që Izraeli po e përdor urinë si mjet lufte.

“Ndëshkimi kolektiv që u shpall së bashku me rrethimin është një krim lufte dhe duhet trajtuar si i tillë”, tha Volker Turk, Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Izraeli thotë se problemi është me shpërndarjen e ndihmave dhe se nuk mban përgjegjësi për këtë.

“Po futen mjaftueshëm ndihma. Problemi qëndron tek shpërndarja. Është një problem shumë themelor që e shohim. Dhe mendoj se këtu duhet të pyesim se ku janë organizatat e OKB-së, ku janë organizatat e shoqërisë civile, ku janë njerëzit që duhen për t’i shpërndarë këto ndihma”, thotë Michal Hatuel Radoshitzky, analiste e sigurisë me kompaninë MIND Israel.

Egjipti ka organizuar bisedime mes Izraelit dhe Hamasit për vendosjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, ndërsa ekzistojnë pikëpamje të kundërta për shanset që këto bisedime të dalin me sukses./VOA

Etiketa: lufta izrael-hamas

Të tjera

Karburantet mes pallateve/ “Bomba e pa shpërthyer”, si u pajisën me leje mjedisi fiktive nga ESP OIL, tek Gega, Eida, Start, Kastrati e shokë
Aktualitet

Karburantet mes pallateve/ “Bomba e pa shpërthyer”, si u pajisën me leje mjedisi fiktive nga ESP OIL, tek Gega, Eida, Start, Kastrati e shokë

Të gjithë karburantet që shihni në foto i bashkojnë disa gjëra me njëra tjetrin. Përveçse siç duket shesin karburant në...

20:25 03/09/2025
Skandal i ri ushqimor: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare, AKU dhe Ministria në heshtje
Aktualitet

Skandal i ri ushqimor: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare, AKU dhe Ministria në heshtje

Ngarkesa me pjeshkë të nisura nga Shqipëria drejt Kroacisë është bllokuar pasi analizat zbuluan nivele të larta të metaleve të...

16:49 03/09/2025
Para
Ish-presidenti i Sllovenisë mund të zëvendësojë Lajçak?

Ish-presidenti i Sllovenisë mund të zëvendësojë Lajçak?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Karburantet mes pallateve/ “Bomba e pa shpërthyer”, si u pajisën me leje mjedisi fiktive nga ESP OIL, tek Gega, Eida, Start, Kastrati e shokë

Karburantet mes pallateve/ “Bomba e pa shpërthyer”, si u pajisën me leje mjedisi fiktive nga ESP OIL, tek Gega, Eida, Start, Kastrati e shokë

20:25 03/09/2025
Skandal i ri ushqimor: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare, AKU dhe Ministria në heshtje

Skandal i ri ushqimor: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë shqiptare, AKU dhe Ministria në heshtje

16:49 03/09/2025
Shqipëria në fund të Europës: paga minimale vetëm 408 euro në muaj

Shqipëria në fund të Europës: paga minimale vetëm 408 euro në muaj

14:56 03/09/2025
Rama shpërblen zjarrfikësit pas shkrumbimit të vendit: Propagandë e re, jo zgjidhje

Rama shpërblen zjarrfikësit pas shkrumbimit të vendit: Propagandë e re, jo zgjidhje

11:31 03/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.