Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e DW: Kujdes nga Rusia, pas skandalit të spiunazhit në Gjermani

10:29 11/08/2023
Reading Time: 4 min lexim

Autoritetet gjermane paralajmërojnë nga aksione spiunazhi të Rusisë, pas zbulimit të fundit, por Gjermania ka qenë prej kohësh në shënjestër të shërbimeve të huaja sekrete e jo vetëm tani prej luftës në Ukrainë.

I arrestuari i fundit për spiunazh në Gjermani ishte nga ata spiunë që u ofruan vetë, por autoritetet gjermane ngrenë alarmin për aksione ruse të spiunazhit. Se sa i madh është rreziku kuptohet nga deklarata e ministres së Punëve të Brendshme në Gjermani, Nancy Faeser.

Lufta ruse kundër Ukrainës nënkupton edhe një “kthesë për sigurinë e brendshme”, tha sagte ministrja e Brendshme Nancy Faeser, kur prezantoi në qershor 2022 raportin e mbrojtjes kushtetuese. Si mbështetëse e Ukrainës, Gjermania është vënë veçanërisht në fokusin e shërbimeve sekrete ruse. Faeser sërish tërhoqi vëmendjen së fundi për fushatat e desinformimit, sulmet kibernetike dhe spiunazhin e shërbimeve të huaja sekrete.

Shkas për këtë dha edhe arrestimi të mërkurën (9.08.2023) në Koblenz i Thomas H. Prokuroria federale e akuzon oficerin gjerman, se i ka shërbyer autoriteteve ruse. Ai akuzohet të ketë tradhëtuar tek rusët duke kaluar informacionepër materiale dhe armë të Ushtrisë Gjermane. Sipas gazetës “Tagesspiegel” i pandehuri kishte rënë në sy në qarqet e brendshme për shkak të simpatisë ndaj partisë pjesërisht të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si dhe ndaj politikës ruse.

Një agjent i dyfishtë në Shërbimin Informativ Federal (BND)?

Në fund të vitit 2022 një rast i ngjashëm tërhoqi vëmendjen. Carsten L. ishte drejtor sektori në shërbimin BND përgjegjës për “sigurinë e personelit” – por ai ishte kthyer vet në një rrezik të madh. Ish-oficeri i Bundeswehrit akuzohet, se si agjent i dyfishtë ka punuar për shërbimin sekret rus FSB duke u interesuar veçanërisht për të dhëna mbi pozicionet e aviacionit të mbrojtjes kundërajrore, që shtetet perëndimore i kanë dhënë Ukrainës. Por në fakt Carsten L. nuk ka pasur akses në informacione të tilla. Ai u arrestua më 21.12.2022. Ndaj tij dhe një personi tjetër të involvuar po hetohet për tradhëti ndaj atdheut.

Familja Anschlag dëgjon valë të shkurtëra

Por raste të spiunazhit nga Gjermania në Moskë ka pasur prej kohësh jo vetëm tani me luftën në Ukrainë. Çifti i agjentëve rusë me emrat Andreas dhe Heidrun Anschlag për dekada paraqiteshin si një çift me jetë të rëndomtë: ai si inxhinier dhe ajo si grua shtëpiake. Por në fakt që të dy që nga fundi i viteve 1980 kanë qenë aktivë si agjentë për Moskën.
Ata spiunonin fillimisht për sovjetikët dhe më pas për shërbimin sekret rus duke u çuar atyre informacione nga Gjermania për NATO-n dhe Bashkimin Europian. Ata merrnin porosi me mesazhe të koduara përmes valëve të shkurtëra – asokohe spiunazhi ende nuk ishte një biznes digjital. Në vjeshtën e vitit 2011 ata u zbuluan – falë të dhënave nga shërbimi sekret i SHBA-së. Më 2013 të dy u dënuan me shumë vite burgim dhe më pas u dëbuan në Rusi.

Rreth 12.000 agjentë ka pasur gjatë luftës së ftohtë në Gjermaninë Perendimore, të cilët ishin në shërbim të Stasit (Sigurimi i Shtetit në RDGJ). Një ndër to ka qenë edhe Gabriele Gast, e cila u zbulua pas pas shpërbërjes së RDGJ-së në Gjermaninë Lindore dhe ribashkimit të Gjermanisë.

Gabriele Gast ishte nga Gjermania Perëndimore dhe më 1968 gjatë një udhëtimi për hulumtime për temën e dizertacionit “Roli i gruas në RDGJ” ajo u rekrutua nga një oficer i Stas-it në Gjermaninë Lindore. Me emër të rremë ajo bëri karrierë në shërbimin informativ, BND në RFGJ. Ajo konsiderohet si spiunia kryesore e RDGJ-së në Perëndim.

Një burim i ngjashëm ifnormacioni për Stasin ka qenë edhe Alfred Spuhler, një nëpunës i lartë në BND, i cili pati zbuluar qindra agjentë perëndimorë, të cilët kanë qenë aktivë në RFGJ. Ai u arrestua në nëntor 1989.

Si agjent i dyfishtë punonte edhe drejtori prej shumë vitesh i referatit të BND-së “kundërzbulimi Bashkimi Sovjetik”, Heinz Felfe. Ky ish- SS deri në vitin 1961 i raportonte KGB-së në Moskë. Gjatë jetës së tij Felfe ka punuar për shërbime të ndryshme sekrete, ndër to edhe për shërbimin britanik MI6 dhe “shërbimin e sigurisë” nacionalsocialist SS.

Spiuni në zyrën e kancelarit

Por rasti më spektakolar i spiunazhit nga koha e luftës ë ftohtë në Gjermani mbetet ai i Günter Guillaume, i ardhur në RFGJ si refugjat nga Lindja më 1956 bashkë me gruan e tij Christel. Detyra e tyre nga Stasi ishte të jepnin informacione të brendshme nga partia socialdemokrate SPD: Guillaume arriti të bëjë karrierë duke u ngjitur deri në postin e referentit personal të ish-kancelarit socialdemokrat Willy Brandt.
Kur Guillaume u zbulua kancelari Brandt si rrjedhojë dha dorëheqjen më 6 maj 1974. Günter Guillaume u dënua me 13 vjet burg dhe gruaja e tij me tetë vjet burg. Që të dy më 1981 u liruan duke u dërguar në RDGJ në kuadrin e shkëmbimit të agjentëve.

/DW

Të lidhura

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese
Aktualitet

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian në misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, në konferencën...

16:05 12/05/2025
Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë
Aktualitet

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Rezultatet e numërimit elektronik në Vorë dhe në Njësinë 10 të Tiranës konfirmojnë fitoren e Partisë Socialiste në të dyja...

11:51 12/05/2025
Para
Ndodh në Durrës! 20-vjeçari i maskuar hyn i armatosur në market për të grabitur, ja çfarë bëri shitësi  (EMRI+VIDEO)

Ndodh në Durrës! 20-vjeçari i maskuar hyn i armatosur në market për të grabitur, ja çfarë bëri shitësi (EMRI+VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

16:05 12/05/2025
Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

11:44 12/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Fotografoi votën dhe e shpërndau në rrjete sociale, arrestohet 19-vjeçari

11:34 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.