Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ambasadorja e SHBA-së në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës: Pavarësisht çdo pengese…

13:39 02/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishin këtë të shtunë për një inspektim në zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit.

Diplomatja amerikane bëri me dije edhe një herë tre prioritetet që ka ambasada amerikane në Shqipëri dhe vuri theksin tek një rëndësi e madhe që kanë investimet në veri të vendit.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim: Sic e dini kur unë mbërrita në Shqiperi e bëra shumë të qartë se ne kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Madje vetem mbrëmë kemi festuar 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-Shqierise.

Sic jeni në dijeni kemi bërë përparim sa i përket mbrojtjes, Shqipëria pati mundësi të mirëpriste një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Ballkanit. Jeni në dijeni në frontin e demokracisë kemi bërë përparim sic është mbështetja për reformën në drejtësi, sa i përket biznesit ne do vazhdojmë të ecim përpara pavarësisht cdo pengese.

Jam shprehur gjithmonë për rëndësinë e të sjellurit më shumë mundësi ekonomike në veri të Shqipërisë.

Është një kënaqësi e madhe të jem në Kukës dhe të shohim fazat e hershme të këtij projekti e presim të shohim çfarë do ndodhë më tej”.

Sipas qeverisë, HEC Skavica, “pjesa e katërt dhe e munguar e kaskadës së Drinit prej 50 vjetësh, e cila rrit sigurinë energjitike, rrit kapacitetet prodhuese dhe mbrojtjen nga përmbytjet, kontribuon ndjeshëm drejt transformimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë elektrike”.

Ministrja Balluku u shpreh se “siguria energjetike është thelbi i këtij projekti”.

“Të rriten kapacitetet e prodhimit vendas duke e kthyer Shqiperine një vend eksportues të energjisë të rinovuesheme jo vend me importime të mëdha që krijonë dem në buxhetin e shtetit. Zona ku do ndërtohet hidrocentrali do marrë vëmendjen dhe zhvillimin e infrastuktures pra me përfundimin e këtij hidrocentrali do nisë një epokë e re për Kukësin e Dibrën që mund të zhillohen për shkak të infrastrukturës që do krijohet në interes të hidrocentralit.

Do mbajmë kontakte me banorët e zonës për të dëgjuar nevojat e tyre e për të shpjeguar nevojat e këtij projekti si duhet të mbështetemi prej tyre gjithcka do jetë e nevojshmë për shpronesimet akomodimin e sistemimin e tyre të mëtejshem”, tha Balluku.

Fjalimi i ambasadores Yuri Kim, publikuar nga ambasada amerikane: 

Është e mrekullueshme që jam me ju sot pasi do të shënojmë një çast me të vërtetë të veçantë për Shqipërinë, për lidhjet tona të biznesit dhe për të ardhmen e energjsë në Evropë.

Sa rrugë të gjatë kemi bërë në këtë periudhë një-vjeçare! Gati 12 muaj më parë, më 3 tetor 2020, Nënsekretari i atëhershëm për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach vizitoi Shqipërinë dhe nënshkroi një Memorandum të Bashkëpunimit Ekonomik midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ishte një shenjë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për të thelluar marrëdhënie ekonomike midis dy vendeve tona, çka është gjithashtu një nga tri prioritetet e mia si Ambasadore e SHBA në Shqipëri. Po atë ditë, Ministrja Balluku nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Bechtel për projektin e Skavicës.

Dhe ja ku jemi një vit më pas! E sotmja është një ditë historike në këtë marrëdhënie me fillimin e projektit për hidrocentralin e Skavicës, midis Qeverisë së Shqipërisë dhe një prej kompanive më të mëdha amerikane të infrastrukturës, Bechtel. Skavica ka qenë një ëndërr në vend, për dekada të tëra, dhe sot është një nga gurët më të rëndësishëm kilometrikë që më në fund po e shohim të bëhet realitet.

Projekti i përfunduar do të ketë një ndikim të thellë në peizazhin energjitik të Shqipërisë, një vend që tashmë mburret me një nga ndërthurjet më të gjelbra të prodhimit të energjisë elektrike në botë. Në fakt, sapo kam qenë në një konferencë ndërkombëtare të energjitikës dhe fola për rolin emocionues që Shqipëria po luan në sektorin e energjisë. Ky projekt jo vetëm që do të krijojë më shumë energji të gjelbër, por gjithashtu do të ndihmojë që Shqipëria të jetë një hap më pranë shndërrimit në një eksportues të qëndrueshëm të energjisë, më shumë se sa importon, dhe që mund të ndihmojë për të zgjidhur ndryshimet klimatike dhe shqetësimet e shëndetit publik, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe brenda një rajoni që është tepër i varur nga fabrikat ndotëse të qymyrit.

Është një nder të jem këtu me Bechtel për të parë nisjen e punës në Skavicë. Ju përgëzoj që të gjithëve dhe mirëpres më shumë projekte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Etiketa: hec i Skavicesministrja ballukureagimturi kim

Të lidhura

KAS rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër
Kryesore

KAS rrëzon ankimimin e PD për zgjedhjet në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur poshtë, me shumicë votash, kërkesat ankimore të paraqitura nga Koalicioni PD-ASHM lidhur me...

16:22 05/06/2025
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës
Kryesore

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Kukës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka refuzuar me shumicë votash kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të...

11:12 05/06/2025
Para
Ky personazh i njohur pjesë e “Big Brother VIP”?!

Ky personazh i njohur pjesë e “Big Brother VIP”?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.