Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

12:54 12/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Vendimi i sotëm i Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut ishte një moment që shënon një kthesë të rëndë politike për vendin dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Votimi i sotëm ishte një lëvizje për mbrojtjen e vetë sistemit që ka ndërtuar kryeministri Rama. Në këtë kuptim, ai nuk votoi për Ballukun, por për veten.

Me këtë vendim, kryeministri mori përsipër koston politike të një akti që shumëkush e sheh si një përpjekje të hapur për të bllokuar drejtësinë në një çështje të nivelit të lartë. Një akt që përbën jo vetëm mbrojtje politike, por edhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj besimit të qytetarëve tek shteti dhe tek procesi i reformës në drejtësi.

Ky moment shënon edhe fillimin e fundit politik të Ramës. Një kryeministër që vendos të përdorë shumicën parlamentare për të bllokuar hetimet ndaj figurave kyçe të qeverisë së tij, në thelb po voton për të mbrojtur vetveten dhe sistemin kriminal të pushtetit që ka ndërtuar. Rama s’ja doli dot as me korruptimin e ndërkombëtarëve, sot nisi zyrtarisht rrënimi i tij.

Reagimet nga partnerët ndërkombëtarë nuk munguan.

Ambasada gjermane në Tiranë reagoi menjëherë pas vendimit të Kuvendit, duke e lidhur drejtpërdrejt luftën kundër korrupsionit me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në deklaratën e saj thuhet:

“Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.

Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.”

Një mesazh i ngjashëm erdhi edhe nga ambasada britanike, e cila para votimit theksoi se imuniteti nuk duhet të përdoret si pengesë për barazinë para ligjit dhe për llogaridhënien.

Mesazhi që vjen nga partnerët europianë është i fortë: integrimi në Bashkimin Europian nuk mund të ecë përpara nëse politika përdor institucionet për të mbrojtur korrupsionin në nivelet më të larta.

Vendimi i sotëm është një goditje serioze ndaj asaj që për vite me radhë është paraqitur si objektivi strategjik i vendit, “pseudo-ëndrra”, anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Rikujtojmë se sot, Kuvendi votoi për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut me 82 vota. Mazhoranca socialiste u mbështet edhe nga PSD.

Edhe pse Partia Socialiste ka 83 mandate në Kuvend, disa deputetë të saj nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit.

Në seancë mungonin Belinda Balluku, e cila zgjodhi të mos ishte e pranishme, si dhe Elisa Spiropali, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Gonxhja.

SPAK kishte kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e ish-zv.kryeministres, e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur. Sipas prokurorisë, ekzistojnë prova se ajo ka tentuar të ndikojë dëshmitarët dhe të prishë provat.

Megjithatë, me votimin e sotëm, shumica parlamentare vendosi të mos i hapë rrugë kësaj kërkese, duke e kthyer çështjen në një debat të madh politik dhe institucional për raportin mes politikës dhe drejtësisë në Shqipëri.

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën
Aktualitet

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku....

11:30 12/03/2026
Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse
Aktualitet

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve....

18:26 11/03/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

Ambasadat reagojnë ashpër pas mbrojtjes së PS për Ballukun, vuloset fundi i “ëndrrës” për BE dhe nis rrënimi politik i Ramës

12:54 12/03/2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, 82 vota kundër. Opozita bllokon seancën

11:30 12/03/2026
Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

Shqipëria me naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse

18:26 11/03/2026
Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

Black out te One Albania, mijëra klientë pa telefon dhe internet

15:47 11/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.