Alimadhi i Ballit sulmon Bashën: PD nuk ka qenë e ndershme me ne

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Ballit kombëtar, Adriatik Alimadhi deklaron se PD nuk ka qenë e ndershme në bashkëpunimin me këtë parti.

Alimadhi tha se PD-ja si parti i ka zhgënjyer disa herë, prandaj Balli nga tani e tutje do të vazhdojë një politike të pavarur.

“Unë nuk merrem me individin Basha. Fryma e majtë dhe komuniste që ka sot e 30 vite në vend madje edhe djathtas. PD nuk e ka konsoliduar mendësinë me të djathtën, pasi ka një program dhe një ideologji jo të plotë, prandaj gjërat kanë ecur kështu.

Qëllimi i së majtës ka qenë që votat e partive të vogla t’ia shkëpusë të djathtës. Për këtë fenomen kam dhënë kontributin tim që të mos humben nga e djathta dhe t’i shkojnë së majtës.

Balli kombëtar do të bëjë një politikë me identitet totalisht të pavarur. Sigurisht kjo varet edhe nga kushtëzimet e kodit të ri elektoral, ku pretendojmë që të marrim një mandat. PD-ja na ka lënë shumë për të dëshiruar dhe për t’i thënë PD-së se nuk kanë qenë të ndershëm për të bashkëpunuar me ne”, tha ndër të tjera Alimadhi në jë intervistë për Oraneës.

/GazetaReforma.com/

 

 

Shpërndaje
Share.

Komento