Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelekd Alibeaj këtë të mërkurë i ftuar në studion e ABC ka dhënë detaje në lidhje me faktin se pse opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve për 9 qarqe.
Alibeaj në intervistën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se PD ka vendosur që të shpallë pavlefshmërinë në 9 qarqe jo pse në qarqet e tjera është fituese por fakti se nuk ka pasur shkelje aq të theksuar si në këto qarqe.
“Sipas përllogaritjeve tona të bëra nëpër çdo qark na rezulton se vetëm në tre qarqe jo se nuk ka pasur shkelje dhe se nuk është përdorur administrata por duket se ka më pak. Në 9 qarqe kemi konstatuar masivitet të shkeljeve dhe ndikimi i paligjshmërisë sjell ndryshimin e rezultatit. Kodi zgjedhor njeh rinumërim dhe pavlefshmërinë, rinumërimi është se ti je dakord me procesin zgjedhor por për shkak të gabimeve teknik ti ke pretendim. Jo vetëm me 25 prill po dhe më parë ka pasur shkelje për fushatën zgjedhore.
Ne nuk kemi pretendime, por janë fakte dhe akte të asaj që ka ndodhur, Duket si e palogjikshme por kështu është rregulli i kodit Zgjedhor. Qeveria ishte përgjegjësja kryesore e mbarëvajtjes së fushatës, e dyta policia që duhet të parandalonte çdo veprimtari jashtëligjore dhe më pas prokuroria që duhet të vigjilonin jo vetëm gjatë fushatës por edhe 4 muaj më parë.
Në katër muajin e fundit nuk lejohen punësime dhe ne kemi të dhëna se janë bërë punësime, 10 mijë të punësuar në 3 mujorin e fundit të 2020, një tjetër metodë është ajo e rritjes së pagave. Brenda 4-mujorit të fundit meqë jam në qarkun Fier ka pas të punësuar në bashkinë Mallakastër. Paratë e tërmetit 40 milionë janë përdorur për tu ndarë familjarëve, kur ka ndodh tërmeti ka ndodhur në 2019 dhe mbështetja financiare duhet që të ishin shpërndarë. 40 milionë euro qeveria i ka përdorur vetëm nga buxheti i shtetit. Nga 17 prilli 25 janë hedhur 6 milionë euro.
Identifikimet e akteve anti ligjore ne i kemi filluar gjatë gjithë kohës, janë bërë 180 kallëzime penale në SPAK ndaj institucioni duhet të hedhë dritë”, ka thënë Alibeaj.
Ndër të tjera ai ka theksuar se deri më tani janë kallëzuar në SPAK 180 raste abuzive. Alibeaj ka bërë me dije se përmes fakteve që ato kanë në dorë nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në qendrat e votimit vertetojnë abuzimin e bërë në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas kandidatit fitues të PD ajo që ndodhi më 25 prill ishte një masakër elektorale dhe tashmë qëllimi nuk është vetëm humbja e partive politike por fakti që qytetarët të marrin në dorë sërish të drejtën e tyre.
“Vendosja e kameras ishte për të parë ambientet brenda dhe jashtë ka pasur dhe më parë një presion të administratës shtetërore duhej që finalizimin ta bënte të oborri i shkollës tek qendrat e votimit. Ajo që ka ndodhur është se janë përdorur grupe kriminale, dhe fakti tjetër është se Tom Doshi ka 3 deputetë dhe Aqif Rakipi 2 deputet që nga një anonimat nuk i thonë asgjë qytetarëve. Nga pamjet ne kemi dhe konstatime të shumta që ka pasur qëllim që dhe votat e vlefshme të kthehen në të pavlefshme. Ne si PD kemi depozituat 180 kallëzime penale, në SPAK janë 50 dhe pjesa tjetër nëpër prokuroritë e qarqeve. Vetëm në Fier janë 94 padi, ku që në shkurt është bërë i pari. Ndërkohë deri më tani nuk kemi asnjë konfirmim.
Nuk është vetëm halli i partive politike që u vodhën zgjedhjet, por halli i shqiptarëve që u vodhën zgjedhjet, me këtë masakër elektorale që ka ndodhur në këtë vend, është fakti që nëse do të lihet të kalohet kjo ne do kalojmë në një regjim. Nëse do të kemi një ripërsëritje me zgjedhjet do të ruhet vota e qytetarëve, dhe pse kjo është betejë dhe nuk fitohet me një episod, ne duam që të japim mesazhin që kjo ishte masakër dhe beteja duhet të kthehet tek sovrani. Jemi në një përballje të padrejtë, ku opozita ishte pa asnjë armë kishte vetëm fjalën ishte e zhveshur nga çdo gjë, ndërsa nga ana tjetër nuk ishte PS por ishte shteti, jemi para një regjimi që nuk lejohet vota e lirë është shkatërruar e gjithë struktura. Do i mbajmë mandatet se janë mandate gjaku, e dinim pabarazinë ndaj ne hymë dhe në marrëveshjen e 5 qershorit, por që nuk u ruajt ”, ka thënë Alibeaj.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se nëse asnjë mjet nuk u jep më asnjë shans do u rikthehen protestave.