Aleatët ‘shuplakë’ Bashës/ Duka: Mbaj premtimet, ose “divorc”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse opozita e bashkuar, të gjitha vendimet i ka marrë në unitet, duket se përçarja që kanë brenda mes tyre, pritet të sjellë një erë të re në arenën e politikës.

Marrëdhënjet mes Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij nuk janë të shëndosha. Partitë e vogla kanë ‘kërcënuar’ Partinë Demokratike, që nese nuk mban premtimet për zgjedhjet, ata do të largohen nga koalicioni opozitar.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tha se Reforma Zgjedhore, nuk është marrë seriozisht nga Basha, çka mund të sjellë një divorc politik mes tyre.

Në një intervistë për Ora News, Duka, paralajmëroi ndërprerjen e kontratës politike me demokratët.

Ky lloj qëndrimi ndaj kodit zgjedhor është në dëm të gjithë partive aleate të PD-së. Pikërisht kjo është ajo që ndoshta Partinë Agrare Ambjentaliste mund ta ndajë nga koalicioni opozitar. Na është dhënë fjala se po do të merremi seriozisht, por me sa shoh, serioziteti është i munguar.

Ne e kemi bërë njëherë këtë gabim dhe u penalizuam, ishim në tendën e madhe të opozitës para zgjedhjeve parlamentare. Kurse sot nëse bëhet një tendë e tillë simbolike, ne jemi në zgjedhje.”- tha Duka.

Shpërndaje
Share.

Komento