Aldo Bumçi: Ne do të kthejmë lekët që kanë marrë koncesionet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi në një iuntervistë u shpreh se qeveria e shkuar nuk ka dhënë koncesion ku paratë dalin nga buxheti i shteti te privati.

“Kur ne ishim në opozitë nuk ka asnjë koncesion të vetëm që dalin lekë nga buxheti dhe u jepen privatëve. Ne kemi dhënë koncesione klasike dhe kanë ardhur 2 miliardë euro investime në HEC-e.

Nuk mundet që me këtë keqqeverisje dhe këto të dhëna, ku shqiptarët po shprehen pakënaqësi. Këtë e tregojnë edhe sondazhet brenda PS-së, prandaj ai ndaloi edhe koalicionet se është humbës e nuk e shpëton gjë. Ne do të kthejmë pas lekët që janë dhënë te koncesionet”, tha Bumçi.

Ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi ka bërë publike se pse nuk u publikua sondazhi në ABC News,  ku sipas tij u ndaluar nga Rama sepse opozita dilte me 75 mandate.

“Të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të rrëzuar Edi Ramës, pasi është qeveria më e korruptuar dhe që ka bërë më shumë dëme qysh pas komunizmit. Opozita ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm dhe me gjykata të rrëzuar, ka pasur projekte për ta shpërndarë sikurse bëri Vuçiçi në Serbi.

Televizioni ABC News, bëri publik ditën për sondazhin që do të kishte, kishte të ftuar edhe njerëzit. Në atë sondazh që mund ta ndalonte vetëm Edi Rama që kërcënon pronarë, opozita rezultonte me 75 mandate. Kjo është arsyeja që Rama e ndaloi atë sondazh”, deklaroi Bumçi.

Shpërndaje
Share.

Komento