Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Albana Vokshi: Rama e shembi Teatrin si taleban, ja plani i PD kur të vijë në pushtet

15:14 19/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi është shprehur në një intervistë në “News24” se prishja e Teatrit Kombëtar ishte antiligjor dhe antieuropian.

Sipas saj, Rama u soll si një taleban i vërtetë, ndërsa ka theksuar se kur të vijë në pushtet Partia Demokratike, do ta rikthejë godinën e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte.

Vokshi komentoi edhe protestat e organizuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, duke thënë se populli nuk i bindet më urdhërave të Ramës, ndaj edhe ka nisur mosbindja civile.

Sipas ish-deputetes, protestat do të përshkallëzohen në ditët në vijim, pasi i gjithë populli shqiptar që është i zemëruar me mënyrën e tij të qeverisjes do të ngrihet për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.

“Ka jo vetëm trishtim, por edhe zemërim për aktin e rëndë të Edi Ramës ndaj kulturës. Ishte një akt dhune kriminale, një akt antikombëtar dhe një akt antievropian.

Qytetarët kanë nisur mosbindjen civile, edhe pse jemi ende në ditët e fatkeqësisë natyrore, por qytetarët nuk i binden më urdhrave të Ramës. Janë të gjithë qytetarët, që tashmë kanë dalë me parullat ‘poshtë diktatura’.

Teatri ishte vija e kuqe ndarëse mes një vendi që do të jetojë në demokraci apo do të pranojë instalimin e një regjimi diktatorial.

Edhe vetë personalisht e kam ndjerë shumë tronditjen ndaj këtij akti makabër, talibanez.

Edi Rama ka kryer si një taliban i vërtetë, duke cuar në mes të natës forcat policore të armatosur deri në dhëmbë, në paligjshmëri totale.

Edi Rama si një burracak, frikacak, nuk guxoi të përballet me artistët, me qytetarët, që kanë ndenjur për dy vite e gjysmë për të mbrojtur teatrin.

Edi Rama doli kundër të gjithë zërave që kërkonin të mbronin këtë vlerë kulturore. Unë si vajzë e rritur në Tiranë kam shumë kujtime me Teatrin Kombëtar.

Shumë familje nga e gjithë Shqipëria kanë kujtime, botën e tyre shpirtërore të lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar.

Ka zemërim pafund te çdo qytetar shqiptar dhe ky zemërim është e sigurt që do të përshkallëzohet në ditët në vijim.

Të gjithë qytetarët shqiptarë po ngrihen për të ruajtur lirinë dhe demokracinë në Shqipëri. Do jenë protesta që do të vazhdojnë dhe jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe.

Po diskutojmë, janë mbledhur forumet, do të mblidhen sërish, për të vijuar aksionin opozitar.

Në vendimin më të parë do të bëhet publike edhe strategjia dhe plani i opozitës për muajt në vijim. E qartë është që Teatri Kombëtar është një plan i Edi Ramës prej 22 vitesh.

Si mundet që Edi Rama të shembë Teatrin në muajin e Ramazanit dhe në mes të pandemisë.

Ka pasur gra myslimane të veshura, që janë goditur dhe dhunuar nga forcat policore.

Teatri Kombëtar ka vlera kombëtare, një këshill bashkiak nuk mund të marrë vendim. Nuk jep leje këshilli bashkiak për shembje, nuk është kompetencë e tij.

Kush e detyroi Edi Ramën? Lleshaj sot ka bërë një prononcim si një kriminel gjakftohtë, duke marrë në mbrojtje gjithë dhunën policore ndaj artistëve, medias, qytetarëve.

Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht ndaj ministtrit”, është shprehur ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Etiketa: Albana Vokshiedi ramaplani i pdpushtetshembjatalebanteatrit kombetar

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para

Heqja e numrit të identifikimit nga veshja e policëve, Berisha: Ky është narkoshteti armik ndaj qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.