fbpx

Albana Vokshi padit në KQZ Manastirliun: Ministrja shkel kodin zgjedhor!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike, Albana Vokshi , ka paditur në KQZ ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Vokshi e ka paditur Manastirliun me argumentin se po shkel Kodin Zgjedhor me zyrat elektorale.

Albana  Vokshi në një deklaratë për mediat, publikoi foto dhe video, që sipas saj , janë fakte për shkeljen e ligjit elektoral nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Vokshi dhe Manastirliu janë të dyja kandidate në “Njësinë 9”, në Tiranë , por kandidatja e Partisë Demokratike pretendoni se kundërshtarja e saj politike ka hapur dy zyra elektorale shumë pranë objekteve të përcaktuara si qendra votimi. Drejtuesja politike e PD-së për Tiranën ndodhej te shkolla “Jeronim de Rada”, ku sipas saj, pak hapa më tej Ogerta Manastirliu ka hapur një zyrë. Ajo sqaroi se Kodi zgjedhor e ndalon hapjen e zyrave elektorale deri në 300 metra nga qendrat e votimit.

Të njëjtën gjë, tha Vokshi, ministrja e Shëndetësisë ka bërë edhe tek Kopshti 3. “Pamjet tregojnë se zyra është në cep të kopshtit, ku janë disa qendra votimi të njësisë 9″, u shpreh ajo, duke shtuar se “Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit.

Kandidatja e PD ka një thirrje për KQZ. “I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra”, tha Albana Vokshi, e cila shtoi se edhe pas denoncimeve zyrtare të depozituar në KQZ, nuk ka akoma asnjë reagim nga KQZ.

Shpërndaje
Share.

Komento