Alarmi i Silva Binos: Situata po rëndohet, rastet po rriten edhe në Kosovë e Maqedoni!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka deklaruar se situate në vendin tonë po rëndohet dhe është shumë serioze.

Bino ka dhënë alarmin duke thënë se kurba e rasteve po rritet edhe në Maqedoni dhe Kosovë.

E ftuar në emisionin “Open”, Silva Bino, ka folur edhe për masat e ndërmarra sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve duke thënë se këto masa janë të karakterit mesatar, por në rast të përkeqësimit të situatës, edhe masat do vijnë duke u shtrënguar.

Bino gjithashtu theksoi se të gjitha masat bashkë nuk kanë asnjë funksion nëse vetë qytetarët nuk ndërgjegjësohen.

Bino: Ne jemi në një pandemi dhe matet nëpërmjet incidencës dy-javore. Nga ana tjetër kemi rritje të rasteve aktive për 100 mijë banorë. Ndaj duhen marrë masa dhe duhen shtuar madje. Natyrisht që ka përhapje virusi. Mund të ishim më keq, por duhet të jemi optimist dhe të kemi situatën në kontroll. Është e vërtetë që kurba po rritet, po i afrohemi Kosovës, Maqedonisë. Situata është shqetësuese. Kur bëjmë skenare llogarisim kapacitetet e gjithë spitaleve.

Vasili: Kemi mjaftueshëm mjekë?

Bino: Ka një plan të burimeve njerëzore. Do gjenden kapacitetet përkatëse. Mund të mos jenë mjekë specialistë, por janë mjekë që i afrohen profesionit. Nëse s’do kemi bashkëpunim me qytetarët, çfarëdolloj mase nuk do kenë rezultatin e duhur./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento