Akuzohet se qëlloi me plumb në kokë punëtorin e kondicionerit, jepet masa e sigurisë për Griseldo Kusin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Griseldo Kusin.

Ky i fundit është njëri prej të akuzuarve për vrasje e punëtorit të kondicionerit, Indrit Çelaj.

Griseldo u dorëzuar pak ditë më parë në praninë e avokatit të tij.

Ndërkohë vëllai Albano Kusi, është ende në kërkim nga policia.

Për vrasjen e 26-vjeçarit aktualisht ndodhen në burg, Bujar Kusi, pronari i vilës ku ndodhi Krimi, Lorenc Veliaj, i cili mori përsipër fillimisht vrasjen, Ferdinand Bakalli dhe Ali Kusi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht në Tiranë, në vilën e Bujar Kusit në zonën e Myslym Shyrit.

Pas një debati për kondicionerin që pikonte, Griseldo Kusi dyshohet se ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me plum në kokë Indrit Çelajn.

Shpërndaje
Share.

Komento