Akuzohet për vrasjen e punëtorit të kondicionerit, dorëzohet në polici Griseldo Kusi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme është vetëdorëzuar në polici, Griseldo Kusi, njëri prej vëllezërve, që akuzohen për vrasjen e punëtorit të kondicionerit, Indrit Çelaj.

I akuzuari u paraqit në polici së bashku me avokatin e tij.

Griseldo dhe Albano Kusi, ishin në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt, ngjarje kjo e regjistruar më 22 gusht.

Çelaj ishte duke rregulluar kondicionerin që pikonte dhe pas një debati, u qëllua me plumb në kokë.

Vrasja ndodhi në vilën e Bujar Kusit në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Fillimisht vëllezërit Kusi, i kërkuan shokut të tyre, Lorenc Veliaj që të merrte përsipër krimin.

E vërteta u zbulua pas përgjimeve në ambjentet e paraburgimit, midis Veliajt dhe të ndaluarve të tjerë.

Përvec Veliajt, policia arrestoi edhe Bujar Kusin, Ali Sulën, Ferdinand Bakallin, i cili ishte administratori i firmës, për të cilën  punonte viktima.

Vëllezërit Kusi nuk janë emra të panjohur për drejtësinë.

Ata janë gjykuar për vrasje, plagosje dhe kanosje në të shkuarën.

Shpërndaje
Share.

Komento