Akuzohet për terrorizëm prej 3 vitesh, gjykata italiane dënon me burg shqiptarin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqiptari nga Kosova, Gafur Dibrani është dënuar me dy vite burg nga gjykata e Apelit në Brescia të Italisë.

27-vjeçari u arrestua në nëntor të vitit 2016 me akuzën e “terrorizmit ndërkombëtar” dhe “përhapjes së propagandës xhihadiste”.

Të riut i duhet të presë 70 ditë në burgun e Rebbias, për arsyet e endimit të trupës gjykuese. 27-vjeçari është ekstraduar nga Kosova dy javë më parë.

Ai u dëbua nga Italia vetëm 15 ditë pas arrestimit pasi gjykata e Brescias në Itali kishte lëshuar urdhrin për lirimin e tij për mungesë të provave.

Avokati i tij, Marco Capra, përveçse kërkon lirimin ose së paku t’i japë klientit të tij pezullimin e dënimit, ka aplikuar për një masë alternative në burg.

Shpërndaje
Share.

Komento