Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas akuzave kundër tij për krime lufte.
Thaç shkruan në rrjetet sociale si “Facebook” e “Instagram” se askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës.
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!”, shkruan ai, ku ka postuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dy ish-komandantë të UÇK-së akuzohen nga Prokuroria Speciale për një sërë krimesh, ku përfshihet vrasja, vrasja politike, përndjekja, tortura etj.
Këto krime dyshohet se janë bërë gjatë konflikteve në Kosovë.