Akuzohen për vrasjen e Grineo Dakos, Policia angleze jep shpërblim për kapjen e dy shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në korrik të 2019, 27-vjeçari Grineo Daka u qëllua për vdekje pas një mosmarrëveshjeje midis dy grupesh dhe prej të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të lënduar, por vetëm Dako ndërroi jetë në spital.

Së fundmi, Policia britanike ka publikuar foton e dy të dyshuarve kryesore për vrasjen e Dakos, që janë: Jeton Krasniqi dhe Mirsad Brahimi.

Mediat angleze njoftojnë se për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e tyre, Policia ofron 20 mijë paund.

Jeton Krasniqi, 26 vjeç, ka lindur në Kosovë dhe së fundmi jetonte në zonën e Londrës së Veriut, kurse 33-vjeçari Mirsad Brahimi, i cili jeton gjithashtu në të njëjtën zonë, është pikasur shpesh edhe në Londrën Qendrore dhe Perëndimore.

“Kushdo që sheh ndonjërin nga dy të kërkuarit nuk duhet t’u afrohet, përkundrazi duhet të telefononi menjëherë numrin 999. Policia po ofron gjithashtu një shpërblim prej 20,000 £ për çdo informacion që çon në kapjen e tyre,”-thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se në një raport të publikuar nga Ministria e Drejtësisë britanike rezulton se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burgosur krahasuar me nacionalitetet e huaja.

Referuar të dhënave të raportit, numri i shqiptarëve në burgjet britanike është rritur 4-fish në raport me vitin 2013, duke përbërë një të dhjetën e personave me shtetësi të huaj në Angli dhe Uells.

LEXO: Burgjet angleze ‘mbipopullohen’ nga shqiptarët, ja krimet që bëjnë më shpesh 

Shpërndaje
Share.

Komento