Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuza e fortë: ‘Ideja për ndarjen e territoreve, nga Rama’/ Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë tregon

23:13 10/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur kritika dhe akuza tw forta ndaj Kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Hasani e cilësoi Ramën si ofertues të parë të idesë së korrigjimit të territoreve, njofton Klan Kosova.

“Edi Rama ishte pjesë e projektit për copëtimin e Kosovës, ashtu siç po dalin faktet historike, në fakt ofertuesi i parë ka qenë ai”.

“Më pas i ka futur në lojë këta tanët”.

”Ideja e parë ka lindur nga Edi Rama dhe lidhet me Gjykatën Speciale dhe naivitetet ose iluzionet quaji si të duash, por akterët kryesorë të jashtëm që kanë shkruar dhe po shkruajnë rreth kësaj, e thonë këtë”.

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese tutje tha se pika e marrëveshjes së Ëashingtonit për moratorium për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, nuk e dëmton vendin pasi Serbia ishte shumë më e suksesshme në fushatën e saj për çnjohje.

“Përse nuk shoh të keqe të kjo?”.

“Është një fjalë popullore thotë “i laguri për shi nuk e ka dert”,- edhe ashtu aplikonim por nuk na pranonin, Serbia kishte sukses, kjo marrëveshje ia ka ndalë turrin”.

”Ne ishin ku ishim, kishim vite që po vendnumëronim si pasojë e politikave të brendshme politike dhe sjelljeve të lidershipit të Kosovës në imazhin e ndërkombëtarëve për të gjitha, me viza me të gjitha”.

“Në gjendjen që e kemi si Kosovë dhe ne nuk humbëm, pse mund të thuash që kemi humbur ne, kur probabiliteti është i madh që ne edhe një vit nuk do të kishim pasur asnjë anëtarësim askund”.

“Miqtë tanë iu kanë thënë që mos aplikoni nëpër këto vende”.

“Unë e di – kur kam qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kemi provuar në disa vende që ta anëtarësojmë Gjykatën Kushtetuese, ku Serbia dhe Rusia kanë ndikim dhe nuk kemi mundur”.

“Sepse janë disa procese që duhet fuqitë e mëdha të merren vesh në korniza të fuqishme, sepse vetë fakti që reagimi rus nuk është reagim negativ, ne duhet ta kuptojmë se bëhet fjalë për pazar global”.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin u pyet edhe për atë se çka pritet të ndodhë brenda këtij viti deri në skadimin e pikës për moratorium.

”Enver Hasani tha se pas kësaj marrëveshje nuk ka kthim prapa”.

”Status quo nuk ka, kthimi në gjendjen e mëparshme është kapitull i mbyllur, unë besoj që fizibiliteti kryhet. Besoj që në planin e Mini Schengenit lëvizet përpara, pra janë shenja të prekshme që lidhen me të”.

/GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: akuzaKosovandarjeramaterritore

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Parashikimi i motit, si do jenë temperaturat për këtë të dielë, 11 tetor 2020

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English