Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuza e fortë e ish-ministres së Arsimit: Në universitete ka rektorë me plagjiaturë

17:01 13/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini me anë të një postimi në rrjetet sociale , ka hedhur akuza të rënda kundrejt disa rektorëve dhe dekanëve në universitetet shtetërore në Shqipëri.

Shahini shkruan se shumica e tyre kanë marrë titujt akademikë me plagjiatura.
Ajo ka shpjeguar se në vitin 2020 kur Shqipëria ka përzgjedhur udhëheqësit e rinj të universiteteve publike, iu ka kërkuar kandidatëve për rektorë që të verifikojnë punimet e tyre akademike përmes platformës dixhitale anti-plagjiatur.
Shahini thotë se rektorët refuzuan më parë të bëjnë procesin për zhdukjen e plagjiaturës në universitetin shtetëror.
Ndër të tjera në shkrimin e saj Shahini e ka cilësuar si lajm të mirë faktin që qeveria e Shqipërisë kërkon ndryshim të ligjit për arsimin e lartë duke kërkuar cilësi më të lartë.
Statusi nga Besa Shahini
Anti-plagjiatura është çelësi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Në vitin 2020, kur universitetet publike në Shqipëri përzgjodhën udhëheqësit e rinj, si ministre e arsimit pata kërkuar që kandidatët për rektorë të bëjnë verifikimin e punimeve të tyre akademike përmes platformës digjitale anti-plagjiaturë, të cilën e siguruam për universitetet me buxhetin publik. Ideja ishte që pas rektorëve, kontrolli do të zbatohej për gjithë hierarkinë akademike, deri në zhdukjen e plagjiaturës nga universiteti publik.
Rektorët refuzuan këtë proces pasi disa nuk mund ta kalonin kontrollin, ndërsa të tjerët e kishin më të rëndësishëm kolegjialitetin me kolegët se sa zhdukjen e kësaj sëmundje që ka kalbur sistemin e arsimit të lartë përbrenda. Qeveria nuk kishte mundësi ligjore t’i detyronte, duke qenë se ligji i arsimit të lartë i jep autonomi të plotë akademike universiteteve dhe nuk lejon ndërhyrje nga jashtë. Si rezultat, disa nga universitetet publike me shumë gjasë, sot udhëhiqen nga rektorë që kanë marrë titujt akademik me punime të plagjiarizuara.
Po shkruaj sot për këtë pasi që qeveria e Shqipërisë paska rinisur përpjekjen për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, duke sugjeruar edhe ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë. Ky është lajm shumë i mirë dhe vjen në një moment kur Partia Socialiste ka mandat të qartë qeverisës dhe mundësi për të bërë ndryshimin e duhur.
Duhet bërë kujdes: kontrolli anti-plagjiaturë nuk duhet të bëhet nga jashtë universitetit sepse autonomia akademike duhet të ruhet me rigorozitet. Ligji i arsimit të lartë duhet të detyrojë vetë universitetet të pastrojnë strukturat akademike nga plagjiatura. Asnjë rektor, dekan apo shef departamenti, asnjë profesor, të mos zgjidhet pa kaluar nëpër kontrollin anti-plagjiaturë.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit duhet të sigurojë përsëri qasje për universitetet publike në platformën anti-plagjiaturë në gjuhën shqipe, e cila ka skaduar tashmë prej disa muajsh.
Ndryshimet ligjore kundër plagjiaturës akademike marrin kohë dhe ky proces do të hasë në rezistencë të madhe nga universitetet. Por, duhet të ndërmerret sa më parë. Kurajo dhe sukses!

Etiketa: Besa Shahiniish ministrjaplagjiaturuniversitetet

Të lidhura

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë
Kryesore

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir...

12:36 26/06/2025
Gafa e Ramës/ Vendos kanionet e Osumit në Berat, qytetarët reagojnë ashpër: Mësoni gjeografinë, është turp!
Kryesore

Gafa e Ramës/ Vendos kanionet e Osumit në Berat, qytetarët reagojnë ashpër: Mësoni gjeografinë, është turp!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një gafë gjatë promovimit të kanioneve të Osumit dhe shpellës së Pirogoshit, duke ngatërruar vendndodhjen...

12:28 26/06/2025
Para
Ndërtoi pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil, bie në pranga 51-vjeçari

Ndërtoi pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil, bie në pranga 51-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

Kompania shqiptare pastron 7.5 milionë euro nga droga në dy ndërtesa, BE ngre alarmin

21:36 26/06/2025
Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

Ronaldo firmos kontratën më të shtrenjtë në histori: Mbi 500 milionë euro në 2 vite

21:07 26/06/2025
Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

18:58 26/06/2025
Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

18:42 26/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.