Aktori i njohur i humorit kandidon për kryetar bashkie! Ardit Gjebrea i shpreh mbështetjen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

ktori i “B.E Coffee” Erion Isai, ditën e sotme është zyrtarizuar nga Partia Socialiste si kandidat për kryetar bashkie në Kolonjë.

Siç dihet tashmë zgjedhjet do të mbahen më datën 30 qershor, ndërkohë mbështetjet për aktorin e njohur nuk kanë munguar.

Moderatori shqiptar Ardit Gjebrea ka qenë një ndër të parët që ka shprehur mbështetjen publikisht për Erionin përmes një postimi në Insta Story: “Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si president të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur.”

Ndërkohë, aktori i humorit e ka vlerësuar shumë gjestin mirënjohës nga ana e Arditit dhe ia ka kthyer në këtë mënyrë: “Kur vlerësimi dhe mbështetja vjen nga Ardit Gjebrea ajo është dyfish përgjegjësi. Faleminderit mik!”

  Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi: Urime Erion!

Burimi:Iconstyle.al

Shpërndaje
Share.

Komento