Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Aksioni u dekonspirua”/ Bardhi akuza Ramës për Xibrakën: SPAK të rihapë dosjen

13:01 04/04/2024
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur në Kuvend për dosjen ‘Xibraka’. Ai i bëri thirrje drejtuesit të prokurorisë së posaçme Altin Dumani, që të rihapë këtë dosje, dhe të vihen para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

“Do të doja shumë që siç Kushtetuta e detyron, kryeministri Edi Rama të ishte në seancë, por dëshira pëe tiu fshehur të vërtetës, e bën gjithmonë të ikë dhe të mos japë llogari. Zoti Altin Dumani, gjatë raportimit në KLP ka thënë se e ka të pamundur që të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit, për shkak se drejtuesit e policisë janë anëtarë të bandave kriminale. Unë kam nxjerrë nga arkivat e prokurorisë një dosje, për një person të paidentifikuar.

Edi Rama e quajti këtë një trillim, do të ishte e ndershme që të vinte dhe të thoshte këtu atë që ka thënë vëllai i tij, që kjo dosje është mbyllur në mënyrë përfundimtare. Kjo nuk është një çështje e hetuar dhe gjykuar në mënyrë përfundimtare, ajo dosje prej disa vitesh flinte e qetë në arkivat e Prokurorisë së Posaçme, duke lënë pa zbuluar një pjesë të organizatës kriminale, në laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, atë të Xibrakës.

Do të doja shumë që të vinte dhe të thoshte këtu se personi 45 vjeç, nuk ka qenë përdorues i makinës me targa AA 653 DM, por nuk vjen dot, këtë nuk e kam thënë unë, e ka thënë dosja. E thotë dosja dhe nuk e them unë, që personi i paidentifikuar me mjetin me targa AA 653, ka hyrë në apartamentin e personave të dënuar për laboratorin e drogës në Xibrakë. Do të doja shumë që të vinte dhe të thoshte që këtë automjet, nuk e kanë përdorur anëtarët e tjerë të organizatës kriminale. Janë të dhënat e sistemit TIMS, nuk e thotë Gazment Bardhi. Do të doja që të vinte këtu dhe të thoshte është e vërtetë, që Olsi Rama, njësoj si Gentian Xhixha, ka pasur hyrje dalje të shpeshta, gjatë kohës që po ngrihej laboratori i kokainës në Xibrakë.

Do të doja që të vinte këtu dhe të thoshte që dy prokurorët që kanë pasur në dorë këtë dosje, nuk janë promovuar nga Edi Rama. Pse nuk është publikuar fotoja e personit, që hodhën fall dhe i gjetën vetëm moshën? Kush ishte ky person, nuk ka raport të Forcave Operacionale, pa prova me foto dhe me video. Pse nuk u shfaqën këto pamje, dhe më pas të ndihmonin qytetarët në identifikimin e këtij personi. Dokumentet tregojnë të kundërtën, i bëj thirrje zotit Dumani, që të hetojë deri në fund këtë çështje, të vlerësojë rolin e punonjësve të policisë që kanë prishur provat, dhe të hetojë rolin që kanë pasur këtë dosje, dhe më pas e varrosën”, u shpreh Bardhi.

Etiketa: gazment bardhiolsi ramaxibraka

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Bilanci 2023/ Dumani: Të rritet edhe kufiri për korrupsionin

Bilanci 2023/ Dumani: Të rritet edhe kufiri për korrupsionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.