Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksioni për hapësirat publike ekspozon dështimin e institucioneve, amnisti për zyrtarët përgjegjës

13:19 08/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në gjashtë muajt e fundit, Policia e Shtetit ka evidentuar mijëra raste ndërtimesh të paligjshme dhe pushtimi të tokës, por vetëm një numër i vogël zyrtarësh janë proceduar për shpërdorim detyre. Juristët e cilësojnë këtë si mungesë serioziteti në zbatimin e ligjit.

Thuajse çdo ditë, kryeministri Edi Rama publikon video nga aksionet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për çlirimin e hapësirave publike dhe trotuareve, të shoqëruara me mesazhe si “S’ka pushim” apo “Ecim pa ndalim”. Prej fillimit të korrikut, aksioni ka prishur mijëra ndërtime dhe tenda pa leje, por vetëm një pjesë e vogël e tyre është ndjekur me procese ligjore, ndërsa procedimet ndaj zyrtarëve lokalë mbeten minimale.

Të dhënat e Policisë së Shtetit, të siguruara nga BIRN, tregojnë se nga 1254 raste ndërtimesh të paligjshme të konstatuara nga 20 shkurti deri më 20 gusht, vetëm 378 lidhen me aksionin për hapësirat publike. Për pushtimin e tokës janë regjistruar 324 raste, prej të cilave 182 vetëm në muajt korrik dhe gusht.

Në total, 1305 persona janë proceduar penalisht, 36 janë arrestuar dhe 32 shpallur në kërkim. Gjatë periudhës korrik–20 gusht, janë proceduar 377 persona, me 21 të arrestuar dhe 14 në kërkim. Por, për shpërdorim detyre janë evidentuar vetëm tre raste, me tre të arrestuar dhe tre të proceduar në gjendje të lirë.

Vetëm një javë më parë, policia arrestoi një punonjës të IMT-së në Bashkinë e Tiranës dhe procedoi dy të tjerë, pasi akuzoheshin për marrje ryshfeti prej 100 mijë lekësh për të lejuar mbajtjen e tendave. Ndërkohë, më 3 shtator, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi arrestimin e një shtetasi për ndërtim të paligjshëm në një zonë të mbrojtur në Tropojë dhe procedimin e një punonjësi policie dhe një punonjësi të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura për shpërdorim detyre.

Juristët theksojnë se këto shifra tregojnë një anashkalim të hapur të përgjegjësisë së institucioneve. “Zbatimi i ligjit me fushata dhe në mënyrë selektive është i rrezikshëm: i mungon qytetarit siguria juridike dhe zyrtarët mësohen t’i binden shefave, jo ligjit,” deklaroi për BIRN avokati Eugen Beçi.

Ai shtoi se, nëse nuk bëhet fjalë për propagandë, aksioni tregon “dështimin total të institucioneve që kontrollojnë territorin” dhe se lista e zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim detyre duhet të ishte me qindra emra, jo vetëm disa individë. /BIRN

Të tjera

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi
Aktualitet

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

Pas më shumë se një muaji protestash të përditshme për rritje pagash dhe kushte më të mira pune, minatorët e...

21:27 27/11/2025
Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush
Aktualitet

Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush

Autostrada Thumanë Kashar është vepra e fundit që po shembet përpara syve të qytetarëve, ndërsa Belinda Balluku përballet me dosjet...

16:46 27/11/2025
Para
Rusia shpall suksesin e vaksinës kundër kancerit “Enteromix”, testet klinike japin rezultate pozitive

Rusia shpall suksesin e vaksinës kundër kancerit “Enteromix”, testet klinike japin rezultate pozitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

Minatorët e Spaçit ndalin protestën pas 40 ditësh, nis rruga ligjore falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Melyshi

21:27 27/11/2025
Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush

Thumanë Kashari çahet brenda vitit dhe i shtohet skemës së aferave Balluku: Rrugët që shpërbëhen, koncesionet që pasurohen, nënkontraktorët që nuk preken nga askush

16:46 27/11/2025
Kroacia rrit presionin ndaj Tiranës pasi plazhi i Dubrovnikut mbulohet nga mbeturinat që vijnë nga Shqipëria

Kroacia rrit presionin ndaj Tiranës pasi plazhi i Dubrovnikut mbulohet nga mbeturinat që vijnë nga Shqipëria

14:00 27/11/2025
Plagosja tronditëse në Durrës: 15-vjeçari mes jetës dhe vdekjes, goditja në zemër e mban të intubuar që prej ditës së djeshme

Plagosja tronditëse në Durrës: 15-vjeçari mes jetës dhe vdekjes, goditja në zemër e mban të intubuar që prej ditës së djeshme

13:47 27/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.