Skip to content
Kryesore

Aksion policor në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë, 15 të shoqëruar

· 1 min lexim

Policia ka ndërmarrë një aksion gjatë natës kundër trafikimit të lëndëve narkotike në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës.

Gjatë operacionit janë realizuar disa kontrolle, ku janë shoqëruar 15 persona, të dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Të shoqëruarit janë transportuar në Komisariatin e Vlorës, ku po merren në pyetje për të zbardhur detajet e ngjarjes.