Një 24-vjeçar u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka aksidentuar një 63-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fatkeqësisht e moshuara ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
E. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Valias, ka aksidentuar shtetasen L. B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.