Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pjesë ku aksi devijon për shkak të ndërhyrjeve që janë duke u kryer në rrugë. Për pasojë një pasagjer ka mbetur i dëmtuar, dhe është dërguar drejt spitalit, ku mbahet nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se shoferi nuk e ka pikasur devijimin në rrugë, dhe për pasojë ka ndodhur përplasja.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.
Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.