Skip to content
Kryesore

Aksidenti tragjik në Shkodër, pas 16-vjeçarit ndërron jetë edhe 14-vjeçari

· 1 min lexim

Ka ndërruar jetë edhe 14-vjeçari i përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Stom Golemit” në Shkodër.

I mituri ishte transportuar me urgjencë në spital në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:20, kur një 16-vjeçar, i cili drejtonte një motomjet, dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge.

Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 14-vjeçari që ndodhej pas tij u dërgua në spital, ku mëngjesin e sotëm ndërroi jetë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik për shkak të moshës së viktimave dhe përdorimit të mjeteve motorike nga të miturit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.