Skip to content
Kosovë

Aksidenti tragjik në Kroaci, dëshmia tronditëse: Pashë gjithçka, njerëz pa krah dhe të vdekur

· 2 min lexim

Të tjera dëshmi tronditëse vinë pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë. Ramo Gashi, një prej pasagjerëve të mbijetuar, ka shpjeguar të gjithë skenën e rëndë në një prononcim për mediat kroate.

Gashi është shprehur se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe më pas ka parë të trupat e pajetë të pasagjerëve që ndodheshin në autobus të dergjur në fushë.

“Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës. Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha  Ramo Gashi për mediat kroate.

Gjithashtu policia kroate ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë dhe ka bërë me dije se 14 prej të lënduarve kanë dalë nga spitali dhe janë strehuar në hotel deri në përfundimin e hetimeve për ngjarjen.

Sjellim në vëmendje se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili u mori jetën 10 personave, kryesisht emigrantë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Po ashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë.