Policia ka bërë të ditura detajet rreth aksidentit të rëndë që ndodhi disa orë më parë në Vlorë, ku si pasojë humbi jetën një grua. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:20 në autostradën “100 Vjetori” në Vlorë, ku një automjet me drejtues shtetasin A.M., 68 vjeç, banues në Lushnjë aksidentoi një këmbësore, e cila humbi jetën. Viktima është ende e paidentifikuar, po policia bën me dije se është e moshës rreth 70 vjeçe.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetiti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshe hetimore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
Si pasojë e aksidentit të rëndë u bllokua për disa orë trafiku, ndërsa pamjet nga vend ii ngjarjes ishin mjaft tronditëse, ku gruaja ishte e shtrirë në tokë pa shenja jete.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.