Aksidenti i shumëfishtë në Elbasan, humbin jetën dy vajza në spital

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës ku si pasojë janë plagosur disa persona, ku pas plagëve të marra kanë ndërruar jetën dy vajza të plagosura.

Mësohet gjithashtu se njëra prej të plagosurave është nisur për një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë, edhe e aksidentuara tjetër raportohet se mund të niset drejt Spitalit të Traumës.

Pas vëzhgimit në vendngjarje, mësohet se automjeti është shkatërruar plotësisht. Njëra prej të plagosurat u nxor pas 30 minutash nga zjarrfikësit.

Mjeti me targë AB 209 AD mësohet se ka goditur një Volksëagen AA 409 VE nga mbrapa. Pas dërgimit në spital, kanë ndërruar jetë pas plagëve të marra dy nga vajzat e plagosura rëndë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volksëagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,  ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

 

 

Shpërndaje
Share.

Komento