Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksidentet rrugore, Brataj thirrje për prindërit: Le të qaj por do të jetë gjallë! Shkak jo vetëm shpejtësia

18:33 30/06/2021
Reading Time: 4 min lexim

Mjeku i njohur Skënder Brataj, nisur nga numri i shumtë i aksidenteve rrugore në vend, është ndalur te ky fenomen duke veçuar disa nga shkaqet e humbjes së jetës që sipas tij nuk kanë të bëjnë medoemos me shpejtësinë. Ai thotë se numri i lartë i aksidenteve ka shumë faktor, jeta është vetëm një. Gjithashtu Brataj shprehet se makina është një mjet pune që po shndërrohet në vrasës, çdo ditë e më shumë për shumë arsye. Ai ka theksuar se vetëm në vitin 2021 janë regjistruar 810 aksidente me makinë.

Mjeku thotë se prindërit nuk duhet t’i japin fëmijëve makinave luksoze ndërsa  bën një krahasim me Italinë ku shoferët në vitet e para në timon përdorin makina shumë herë më të thjeshta.

Një apel ai e ka edhe për prindërit që e mbajnë fëmijën në prehër gjatë udhëtimeve, duke i rrezikuar jetën apo më keq akoma shkojnë deri aty sa e vendosin para vetes në timon duke pretenduar se po i mësojnë makinën një 5-vjeçari.

Statusi i Skënder Bratajt

NUK ËSHTË VETËM SHPEJTËSIA!!!

Numri lartë i aksidenteve ka shumë faktorë, jeta është vetëm një!!

Ky fenomen është arsyeja e këtij shkrimi. Ndoshta pak i ashpër, por çdo mënyrë është domosdoshme për të mbrojtur jetën e çdokujt!

Qytetarë shqiptar!

Prind shqiptar!

I ri shqiptarë!

Këmbësor shqiptar!

Çiklist shqiptar

Motorrist shqiptar!

Makina është një mjet pune që po shndërrohet në vrasës çdo ditë për shumë arsye. Vetëm në 2021 kemi 810 aksidente me makinë!

Je ti prind që i jep një të riu një makinë lluksoze shumë të fuqishme dhe e shndërron atë në vrasës! Para se të nisësh një makinë të tillë duhet të jesh shofer me eksperiencë disa vjeçare! Në Itali dy vitet e para mund të nisësh një makinë deri 1.100 CC.

Je ti prind që mban fëmijën në vendin e parë pa e lidhur me rrip sigurimi! Je ti që e mban në prehër dhe mendon se mund ti mësosh makinën një 5 vjeçari! Fëmija duhet të rrijë në sedilen e tijë i lidhur, le të qajë, por do të jetë gjallë! Para se të jetë fëmija yt (nuk është prona jote), është qytetarë shqipëtarë, prandaj i kërkojmë llogari shtetit sa herë duhet të ndërhyjë ligjërisht! Je ti që në një mënyrë bëhesh vrasës!

Je ti i riu shqipëtarë që nuk e di se çfarë makine (arme vrasëse) ke në dorë! Je ti që nuk e di që të kesh një makinë të tillë në jetë duhet të punosh të paktën 10 vjet vetëm për atë! Je ti që përdor hashash ose lëndë të tjera narkotike, pa e ditur efektin mjekësorë dhe pasojat që i shkaktohen shëndetit tuaj. Je ti që nuk e di që ju mer jetën të tjerëve, sepse ti je një eksploziv lëvizës dhe nuk e kupton! Në çdo shtet ti je i skeduar dhe nuk mund të kesh patentë derisa analizat e tua të tregojnë që nuk je më përdorues! Je ti që vret, je ti që vritesh! Je ti që të duket tortuari rrugë!

Je ti këmbësor shqipëtarë që ke të drejt të kalosh në vijat e bardha, por mos shiko nga ana tjetër duke e sfiduar makinën, sepse duke e nisur makinën mund të jetë një nga ata që përshkova më lart! Mund të jetë një pakujdesi e çdo shoferi të të përplasi, por jeta është e jotja! Je ti që vazhdon të kalosh në autostradë nga njëra anë në tjetrën, por mund të keshë fatin e keq si shumë qenë të pafajshëm, apo nuk e ke parë atë masakër?

Normal që duhen të kenë rrethim autostradat që të mos kalojnë kafshët, por ti i ke vijat e bardha dhe mbikalimet, përdori!

Vetëm aksidente me këmbësor janë 166 në këto pesë muaj!

Çiklist, kalo në pistën e biçikletave, kujdes në vijat e bardha për vete dhe për këmbësorët. Kujdes në rrugët pa pista biçikletash! Makina të ndalon të dëmton, të mer jetën, biçikleta nuk e ndalon dot makinën, nuk e dëmton shoferin!

Vetëm aksidente me biçikletë janë 157 në këto pesë muaj!

Mottorrist shqiptar, sidomos ti që bën delivery, ti që parakolon makinat nga të gjitha anët, ti që hyn në çdo hapsirë midis makinave, ti që nuk përdor kaskon, jetën e ke në rrezik, jetën e humb për pakujdesi tënden!

Vetëm me motorr janë 344 aksidente në pesë muaj!

Totali 1.477 aksidente vetëm në pesë muaj!!!

Humbje jete 90 persona në 5 muaj!

Por ne e dimë që për çdo humbje jete(kryesisht mosha të reja) kemi dy invalid të përhershëm!!

Pra 180 invalid!!!

Vetëm së bashku mund tja dalim, vetëm duke edukuar, mësuar dhe parandaluar mund tja dalim!

Fajtorë jemi të gjithë!!!

Dr. Skender Brataj

Etiketa: aksidentetprinderitskender brataj

Të lidhura

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
GJK: S’ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%
Kryesore

Jehovait kërkojnë njohje si fe në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Administrative të Apelit që, brenda një afati prej gjashtë muajsh, të shqyrtojë dhe të japë...

13:12 09/04/2025
Para
“Nga janari 146 mln euro për fermerët”, Rama: Dronë inteligjentë edhe për bujqësinë

"Nga janari 146 mln euro për fermerët", Rama: Dronë inteligjentë edhe për bujqësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.