Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e shumëfishtë.