Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbremjes në Tapizë të Fushë Krujës. Rreth orës 22:00 dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe pasojat kanë rezultuar fatale. Drejtuesi i njërës prej makinave. Q.Sh., rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa janë plagosur drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit tjetër, respektivisht 29 dhe 39 vjeç. Dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe detaje të tjera rreth gjendjes së tyre nuk janë bërë të ditura.
Siç duket edhe nga fotot, përplasja ka qenë e fortë dhe dy mjetet thuajse janë shkatërruar plotësisht.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.