Aksident i rëndë në Lezhë! Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Lezhë-Shëngjin pranë lagjes Sake.
Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e automjetit, ku si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën ai po drejtonte automjetin është bërë shkak për aksidentin tragjik.