Skip to content
Kryesore

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 30-vjeçari

· 1 min lexim

Aksident i rëndë në Lezhë! Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Lezhë-Shëngjin pranë lagjes Sake.

Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e automjetit, ku si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën ai po drejtonte automjetin është bërë shkak për aksidentin tragjik.