Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Laç-Patok ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, identiteti I të cilit nuk është bërë ende I ditur.
Sipas policisë, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar.
Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...