Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Transballkanik, pranë paraburgimit të Vlorës, ku një makinë “Porche” ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe ka goditur pesë mjete të tjera.
Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime si pasojë e përplasjes.