Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Sipas informacioneve, tre makina janë përplasur dhe njëra është kthyer përmbys. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar.
Shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë. Si pasojë e aksidentit është krijuar radhe kilometrike në drejtim për Elbasan.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për veprimet hetimore dhe menaxhimin e trafikut.