Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Qerret, ku janë përplasur një furgon dhe një kamionçinë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.
Si pasojë, 60-vjeçarja Luljeta Tarragjini ka mbetur e plagosur rëndë. Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Gramshit, ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.