Skip to content
Kryesore

Aksident në Prrenjas, dëmtohet automjeti i sinjalistikës rrugore

· 1 min lexim

Një aksident është regjistruar sot në Prrenjas, ku është përfshirë një automjet i Sinjalistikës dhe Sigurisë Rrugore.

Automjeti ka dalë nga rruga, duke pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet.